Gjatë pandemisë së Covid, Kina ka përmirësuar aftësitë për të gjurmuar 1.4 miliardë qytetarët e saj, të mbështetur nga teknologjia, ushtria e deri tek mbështetja publike. Themeli i këtij kontrolli është kodi shëndetësor  i vendit.

Bazuar në vendndodhjen, historikun e udhëtimit, rezultatet e testeve dhe të dhëna të tjera shëndetësore, njerëzit po klasifikohen me ngjyra, – jeshile, e verdhë ose e kuqe – që përcakton nëse

lejohen në ndërtesa ose hapësira publike.

Legjionet e zyrtarëve lokalë tani kanë fuqi për të karantinuar banorët ose për të kufizuar lëvizjet e tyre.

Tani, zyrtarët po e kthejnë mbikëqyrjen e tyre të mprehtë kundër rreziqeve të tjera, përfshirë krimin, ndotjen dhe forcat politike “armiqësore”.

Kjo do të thotë mjet i fuqishëm tekno-autoritar për Xi Jinping, liderin e Kinës, pasi ky i fundit po intensifikon fushatën e tij kundër korrupsionit dhe mospajtimit.

Zëra kritikë thonë se kjo mbikëqyrje do të ndihmojë autoritetet të mposhtin kundërshtarët dhe të ushtrojnë më shumë presion ndaj popullit.