Nga data 7 nëntor deri më 24 dhjetor një abonim apo riabonim në paketat TIBO TV të bën automatikisht pjesë në “Mega Shorteun” promocional të fund-vitit.

“Mega Shorteu” parashikon 40 çmime si pajisje “Smart”, abonime 5-vjeçare TIBO, bileta për të ndjekur ndeshjet e Serie-A, pushime turistike apo dhe çmimin e madh një makinë – kliko këtu për më shumë rreth shorteut. Ky shorte nuk ka kufi! Pjesë bëhen abonentët TIBO brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Shorteu kërkon që të kesh abonim të vlefshëm përtej datës 31 dhjetor 2021. Prandaj të gjitha mundësitë e abonimeve, 1-mujore, 3-mujore, 6-mujore apo 12-mujore, të përfshijnë në lojë.

Për të luajtur edhe për çmimet e mëdha, si pushimet turistike, apo makina, nevojitet vetëm që abonimi i zgjedhur për TV të jetë me parapagim 1-vjeçar.

Abonimi/riabonimi mund të bëhet në të gjitha dyqanet apo distributorët TIBO, si dhe online – për më shumë kliko këtu.

TIBO ka krenarinë të jetë e vetmja platformë shqiptare që mundëson për diasporën abonimin online si NETFLIX, me mundësinë e riabonimit automatik periodik ku ti mund t’i bësh kur të duash anulim pa penalitet të ciklit të pagesave (“cancel anytime”).

TIBO garanton respektimin dhe mbrojtjen e të dhënave konfidenciale të abonentëve, siguri të plotë që shorteu do jetë i drejtë dhe i ndershëm – kliko këtu për t’u njohur me rregulloren.

“Mega Shorteu” promocional TIBO zhvillohet me miratim të Ministrisë së Financave. Hedhja e shortit, më 26 dhjetor, do të kryhet në praninë e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Për sqarime të mëtejshme kontaktoni shërbimin ndaj klientit.
(Tel: +355 44 314 444; +355 67 6006 767; +355 68 9082 244).

Lexoni gjithashtu: