Më poshtë do të gjeni disa rekomandime dhe këshilla për të mbrojtur veten dhe informacionin tuaj nga vjedhjet dhe goditjet online, por para se të nisim me rekomandimet lexoni disa statistika në lidhje me “hacking” që ndodhin në ditët e sotme :

  • Një tentativë online për “vjedhje” ndodh çdo 39 sekonda në botë.
  • Goditjet apo edhe vjedhjet online ndodhin në 43% të rasteve biznesit të vogël dhe të mesëm.
  • Bizneset, individët apo aktivitetet e ndryshëm që kanë një faqe interneti kanë pësuar minimalisht një herë të vetme goditje online dhe 64% prej tyre u është vjedhur informacion.
  • Dëmi i përllogaritur nga goditjet apo vjedhjet online për vitin 2019 arrin shifrën e 2 trilion dollarësh.
  • Vetëm gjatë vitit 2018 në botën e errët kibernitike hacker-at kanë përfituar vlerën e më shumë se gjysmë miliard dollarë nga shitja e informacionit të vjedhur.
  • Një nga teknikat e goditjeve online është ajo e DDoS e cila gjithmonë perfeksionohet dhe nga viti në vit ka pësuar një rritje prej 500%.
  • 95% e goditjeve apo vjedhjeve online të suksesshme kanë ndodhur si pasojë e gabimeve njerëzore. E thënë ndryshe jemi ne vetë apo personeli i një kompanie e cila është përgjegjëse të ndjeki gjithmonë udhëzimet e departamentit të IT apo të ndjekë hapat e mëposhtme për t’u mbrojtur nga bota e errët kibernitike.
  • 60% e kompanive apo individëve të cilët kanë rënë pre e vjedhjeve online, u është dashur më shumë se 6 muaj për ta kuptuar atë dhe për të kuptuar se informacioni I tyre tashmë ishte në duart e gabuara.

 

Këshillat dhe rekomandimet nga stafi i specializuar i Albascan:

  • Mundohuni të mbani gjithnjë të azhornuar (update) sistemin tuaj të operimit apo edhe software të ndryshëm që përdorni në kompjuterin tuaj.
  • Mos përdorni asnjeherë të njëjtin fjalëkalim në disa faqe apo shërbime online si dhe mos e ri-përdorni atë kur e ndërroni.
  • Mos shkarkoni software, muzikë, filma apo çdo lloje dokumenti tjetër nga burime jo zyrtare apo të pasigurta. Përveç se rrezikoni të keni bëre një shkelje mbi të drejtat e autorit por gjithashtu rrezikoni edhe sigurinë tuaj kibernitike.
  • Mbyllni çdo software ose dilni gjithmonë (logout) nga llogaritë tuaj online pasi të keni mbaruar punë aty.
  • Në rast informacioni shumë sensitiv ose të klasifikuar si konfidencial atëherë rekomandohet enkriptimi i këtij të fundit pasi kështu edhe në rast vjedhje informacioni qëndron i sigurt dhe nuk mund të lexohet/aksesohet jashtë infrastrukturës apo kompjuterit tuaj.
  • Instaloni gjithmonë software mbrojtës siç janë anti-virus apo anti-spyware të cilat ju ndihmojnë të identifikoni dhe parandaloni viruse të ndryshëm në faqet online apo edhe në USB stick/HDD të jashtëm.
  • Disa nga goditjet ndodhin jo vetëm për të vjedhur informacionin tuaj, por gjithashtu edhe për ta shkatërruar atë. Prandaj është e rekomandueshme që të kryeni herë pas herë edhe backup nëpër memorie të jashtme.
  • Mos shpërndani asnjëherë informacionin tuaj personal edhe pse mund të duket i pa dëmshëm apo jo konfidencial. Disa shembuj janë emri, adresa, vendodhja aktuale, vendodhja e punës, numër telefoni, etj.
  • Gjatë lundrimit tuaj nëpër faqe të ndryshme interneti apo faqe të blerjeve online, sigurohuni gjithmonë se adresa e faqes është në formatin e protokollit të sigurisë “https” dhe jo “http”. Gjithashtu sigurohuni që po blini online vetëm në platforma të dëgjuara dhe të sigurta si psh ebay, Amazon, aliexpress, etj
  • Gjatë krijimit të një fjalëkalimi sigurie, rekomandohet përdorimi i frazave të gjata apo edhe karaktereve speciale dhe zëvendësimi i disa gërmave me numra (E me 3, O me 0, I me 1. Një shembull i tille është : “luftam3v1ru$1nc0v!d19d0t3f1t0h3tnganj3r3z1m1” frazë kjo e cila përkthehet : “lufta me virsuin covid19 do te fitohet nga njerezimi”
  • Krijimi I fjalëkalimeve (password) janë të rekomandueshme të përdorni fraza sa më të gjata me numra dhe karaktere speciale si dhe zëvendësimi I disa gërmave si “E” me “3” dhe “O” me “0”, nje shembull mund të jetë “luftam3v1ru$1nc0v!d19d0t3f1t0h3tnganj3r3z1m1” ne perkthim.
  • Ndryshoni fjalëkalimin tuaj të paktën njëherë në muaj duke e zëvendësuar atë me një frazë apo fjali e cila është e lehtë për tu kujtuar dhe ka një domethënie për ju.
  • Për hyrjen në llogari online përdorni gjithmonë dy mënyra autentikimi (two-step verification).
  • Përdorni mënyrën e njoftimit për çdo hyrje ne llogarinë tuaj (login alerts) si dhe kontrolloni shpesh LOG file-t të kompjuterit apo llogarive tuaj për të parë çdo aktivitet që është kryer.
  • Siguroni gjithmonë kompjuterin, telefonin, tablet-in apo laptopin me disa mënyra aksesimi siç janë fjalëkalimet e komplikuara, shenjat e gishtave apo të fytyrës.
  • Për laptopin, celularin apo tablet-in tuaj është e rekomandueshme të keni aktivizuar vendodhjen në kohë reale apo fshirjen në distancë të informacionit të ndodhur në pajisjet tuaja (remote location and device wiping). Në këtë mënyrë në rast humbje të pajisjes ju mund ta gjeni atë nëpërmjet vendodhjes por edhe të fshini totalisht informacionin e ndodhur aty nga distanca.
  • Qëndroni të vëmendshëm se çfarë faqesh po vizitoni, çfarë informacioni po shpërndani, çfarë mundësie keni për ta ndërprerë dërgimin apo edhe fshirjen totale te këtij informacioni tashmë ngarkuar (upload) nga ju. Informohuni mbi shërbyesin tuaj të internetit (ISP) dhe sigurinë që ata përdorin, si dhe për pikat apo numrat e kontaktit të autoriteteve lokale që janë përgjegjës për krimin kibernitik.
  • Nqs doni të mbani një informacion vetëm për veten tuaj atëherë mos e ngarkoni kurrë në internet, pasi siguria absolute në hapësirën web nuk ekziston!

 

Në rast se keni nevojë për më tepër informacion apo jeni një kompani, koorporate, institucion që doni të siguroni informacionet tuaja elektronike, atëhere Albascan me produktet dhe stafin e specializuar është këtu për ju!

© Albascan SHPK