Gjatë muajve të dimrit, kombinimi i ajrit të kondicionerit brenda dhe erës së ftohtë jashtë mund të jetë veçanërisht i keq për flokët tuaj. Ju mund të keni vënë re se fijet tuaja duken më të thatë dhe u ka humbur shkëlqimi natyral i mëparshëm (nëse i keni pasur ndonjëherë me shkëlqim). Këto janë 6 problemet dhe zgjidhjet për flokët tuaj në dimër.

1. Tharja e flokut

Ndërsa moti bëhet më i ftohtë, ajri mban më pak lagështi se ajri i ngrohtë. Për të parandaluar që ajri i ftohtë të thajë flokët tuaj, përpiquni të mos i lani flokët çdo ditë, sepse vajrat natyralë krijojnë një shtresë mbrojtëse midis skalpit dhe flokëve.

2. Flokë të mërzitshëm

Ajri i ftohtë dhe i thatë mund të jetë seriozisht i vështirë për flokët dhe mund t’i bëjë flokët tuaj me shkëlqim të duken të pajetë. Për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm në muajt e ftohtë, shmangni përdorimin e mjeteve ngrohëse dhe tharëse flokësh shumë shpesh. Në vend që të përdorni një tharëse flokësh, lërini flokët tuaj të thahen natyrshëm.

3. Shumë maja dyshe

Ajri i thatë bën që flokët të bëhen më të brishtë, priren të këputen më shumë dhe majat dyshe mund të shfaqen më shpesh. Për t’i ndihmuar flokët tuaj të duken sa më mirë në mot të ftohtë përdorini krehër me dhëmbë të gjerë dhe shampo e butë pa përbërës të agresivë.

4. Flokë të elektrizuar

Flokët tuaj ndërtojnë ngarkesa elektrike dhe megjithëse nuk ka asgjë që mund ta ndalojë shkencën të bëjë të vetën, ka disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni përkohësisht flokëve të elektrizuar. Provoni t’i lagni pak me ujë në momentin që flokët po “fluturojnë” dhe përdorni sa më pak kapuça leshi.

5. Rënia sezonale e flokëve

Është krejtësisht normale të humbasësh një sasi të caktuar flokësh gjatë gjithë vitit, por mund të vëreni më shumë qime në krehër në dimër. Kjo ndodh sepse mungesa e lagështisë në muajt e ftohtë bën që flokët tuaj të bien. Gjithsesi mos u shqetësoni, përdorni një shampo kundër rënies dhe mendoni që vera do të sjellë ditë të bukura për flokët tuaj.

6. Më shumë zbokth

Flokët tanë natyrshëm dehidratohen në dimër, gjë që shkakton tharje të lëkurës së kokës. Për të reduktuar zbokthin, zgjidhni shampo speciale kundër zbokthit ose provoni mënyra më natyrale për ta hequr qafe atë, siç janë maskat vajore.