Temperatura është një nga faktorët që ndikon më së shumti te kohëzgjatja që i duhet organizmit për t’i tretur ushqimet.

1- Ushqimet e ftohta kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur. Në mënyrë që stomaku të tresë ushqimin, ai duhet të jetë në temperaturën e trupit, prandaj shpenzojmë energji një herë për të ngrohur ushqimin e pastaj për ta tretur. Nëse normalisht një ushqim i ngrohtë tretet për 15 minuta, ushqimet e ftohta marrin 30 minuta deri në dy orë.

2- Vaktet e ngrohta janë më të ushqyeshme. Duke qenë se ushqimi i ngrohtë tretet më shpejt, atëherë kjo do të thotë se edhe lëndët ushqyese do të përthithen më shpejt nga trupi.

3- Ushqimi i ngrohtë të mban të ngopur më gjatë. Duke qenë se ushqimet e ngrohta i konsumojmë më ngadalë, atëherë ne i japim kohë trupit të përthithë më shumë lëndë ushqyese prandaj dhe fillojmë të ndihemi plot. Po ashtu, sa më ngadalë të hamë, truri i merr në kohë sinjalet e duhura që ne kemi ngrënë mjaftueshëm. Kështu kuptohen më mirë situatat kur ushqimi “na bie rëndë në stomak”. Në këto raste thjeshtë kemi ngrënë shpejt.

4- Ushqimi i ngrohtë është më i mirë për barkun. Në temperatura të ngrohta, mikroorganizmat nuk munden të shumëfishohen dhe kështu nuk shkaktojnë shqetësime në bark. Krejt ndryshe ushqimet e ftohta, e sidomos pijet e gazuara, sodat, japin përzierje në stomak, gazra dhe rrjedhimisht ndjesi fryrje.

5- Ushqimet e ftohta rrisin temperaturën e trupit. Kjo ndodh sepse ushqimet e ftohta zakonisht përmbajnë shumë yndyrë dhe proteina. Këta elementë organizmi i tret me vështirësi dhe gjatë procesit të tretjes çlirimi i energjisë prej tyre nxit rritjen e temperaturës së trupit.