Situata në kufi me Ukrainën duket serioze. Rreth 8500 trupa amerikanë janë vënë në gatishmëri për një dislokim të mundshëm në Evropën Lindore ndërsa trupat rusë janë grumbulluar në kufirin e Ukrainës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka njoftuar se do të zbatohen urdhrat e SHBA-ve nën drejtimin e presidentit amerikan Joe Biden. Ky është hapi i fundit që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë për t’u përgatitur për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, që zyrtarët kanë paralajmëruar se mund të jetë i afërt.

Trupat ushtarakë të vendosura sipas zyrtarëve amerikanë, kanë për qëllim të forcojnë reagimin e shpejtë të NATO-s. Megjithatë siç tha sekretari amerikan për mbrojtjen, Lloyd Austin, SHBA-të do jenë në gatishmëri për çdo rast të paparashikueshëm.

Gjatë ditës së djeshme, mediat amerikane raportuan se administrata e Joe Biden ishte në fazat përfundimtare të identifikimit të njësive të veçanta ushtarake që do të dërgoheshin në Evropën Lindore.

SHBA-të kanë paralajmëruar se një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të jetë i pashmangshëm. Departamenti i Shtetit reduktoi të dielën personelin në ambasadën amerikane në Kiev, Ukrainë për shkak të situatës së trazuar.

Joe Biden u takua virtualisht  me liderët evropianë pasditen e të hënës, ku u pati bisedime lidhur me përgjigjen e aleatëve europianë të situatës ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.

Përfaqësuesit e vendeve, kanë nisur ndërkohë përgatitjet për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë.

Në përfundim të takimit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha: “Ne pajtohemi me mendimin se çdo agresion i mëtejshëm i Rusisë kundër Ukrainës do të ketë kosto të rënda.