Skënderbeu ka arritur të kualifikohet për në Play off të Europa League, pas një përballje me shumë emocione ku korçarët luftuan deri në fund dhe me 11-metërsha kanë arritur kualifikimin. Heroi i ndeshjes ka qenë Orges Shehi i cili bëri shumë pritje gjatë gjithë ndeshjes, shënoi gol tek penalltitë dhe bëri pritjen përfundimtare të penalltisë që siguroi triumfin e ekipit të vetëm shqiptar që avancon në këtë fazë.

Që prej fillimit të ndeshjes çekët ishin dukshëm superiorë, më konsistentë, të qetë në fushë dhe kanë arritur të realizojnë një gol në minutën e 18 me Janos, po ai lojtar që shënoi golin e dytë në ndeshjen e kaluar.

Skënderbeu pas golit ka tentuar të shënojë dhe ka kërcënuar disa herë portën kundërshtare në mënyrë më flagrante në minutën e 42’ kur një kros në zonë po të devijohej saktë mund të kishte sjellë barazim të rezualtatit. Korçarët e kanë ndjerë presionin e sfidës në këtë pjesë të parë dhe e kanë pasur të vështirë të koordinohen si duhet në fushë.

Ka qenë Sabien Lilaj ai që ka shënur golin e barazimit me 11 metërsh që e fitoi Mici pas një ndërhyrje dukshëm të gabuar të mbrojtësit çek.

Sebino Plaku i zëvëndësuar në minutën 81’, ka shënuar golin e avantazhit të Skënderbeut në minutën 83”, duke i shpënë shifrat në 2-1 për vendasit po i njëjti rezultat si ai në Çeki.

Koha shtesë ka prodhur gjithashtu shumë emocione,  teksa çekët goditën edhe shtyllën.

Në gjuajtjen e penalltive Lilaj, Latifi, Muzaka dhe Shehi, teksa dy lojtarë çekë gabuan duke I siguruar Skënderbeut një kualifikim historik.