Platforma TiBO do të lançojë në ditët në vijim softin e ri, i përshtatshëm vetëm për pajisjet Android me sistem operativ android mbi 4.4.
Klientët që kanë ende boxin e vjetër TiBO DUALCORE (me versionin OS android 4.1) duhet të bëjnë patjetër ndërrimin me BOXIN QuadCore, i vetmi që do të mundësojë aktivizmin e shërbimit pas hedhjes së softit të ri.
Softi i ri do të sjellë shërbim më të mirë për të gjithë klientët dhe nga ky moment do të shkëputet shërbimi në të gjitha pajisjet e vjetra të boxeve Dualcore.
Procesi i përditësimit do të jetë automatik dhe do të bëhet gradualisht, e ndarë në grupe për të gjithë klientët dhe mund të zgjasë deri më 31 dhjetor 2018.
Për këtë arsye nga sot fillon procesi i ndërrimit të detyrueshëm për të gjithë klientët që riabonohen dhe që nuk e kanë ndërruar akoma.
Të gjithë klientët që kanë boxin QuadCore (me antenë), kur t’u vijë momenti i përditësimit të softit nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë veprim, pasi ai do të bëhet automatikisht.
VINI RE: Klientët që kanë ende boxin DualCore (atë pa antenë), kur të riabonohen, do tu kërkohet të ndërrojnë boxin e vjetër DualCore me boxin e ri QuadCore.
Dallimi më i dukshëm në pamjen e jashtme mes Boxit TiBO Quadcore dhe Dualcore qëndron tek prania ose jo e antenës: Quadcore ka antenë dhe Dualcore nuk ka.
Në këtë fazë të fundit të ndërrimit të boxeve të vjetër, platforma TiBO IPTV ka marrë përsipër kostot e pajisjeve në rastin e ndërrimit të boxit për klientët që riabonohen.
OFERTA E RIABONIMEVE
Për çdo lloj riabonimi në paketat TiBO 12 ose 3 mujore, klienti ka mundësi të ndërrojë pajisjen e vjetër FALAS, duke paguar vetëm koston e aktivizimit prej € 20.00, për kalimin e të dhënave nga sitemi i vjetër në sistemin e ri të shërbimeve.
Asnjë box dualcore nuk do të pajisjet me riabonim nga data 22 tetor 2018 e në vijim.
Nga kjo datë të gjithë riabonuesit që kanë ende boxin dualcore do të marrin FALAS boxin QUADCORE nëse kthejnë boxin e vjetër DUALCORE duke paguar vetëm kosto aktivizimi = € 20.00
Kujdes: Kosto Ndërrimi i boxit pa riabonim nese klienti ka nje abonim aktiv = € 60.00
RREGULLAT E OFERTËS:
Ndërrimet mund të kryhen në çdo pikë shitjeje TiBO, distributorë të autorizuar apo online* në www.tibo.tv/bli
Dyqanet e distributorëve TiBO gjenden kudo në Botë dhe ju mund ta kryeni proçesin e ndërrimit të boxit direkt. Gjej distributorin më pranë jush këtu: www.tibo.tv/dyqanet/
Për të përfituar ndërrimin vetëm me kosto aktivizimi klienti duhet të riabonohet në një nga paketat TiBO për TV. Paketat për ndërrimin e boxit online i gjeni tek kategoria “Riabonime për box”:
· RIABONIM PËR BOX DUALCORE – PREMIUM 12 MUAJ
· RIABONIM PËR BOX DUALCORE – FAMILJARE 12 MUAJ
· RIABONIM PËR BOX DUALCORE – PREMIUM 3 MUAJ
Për klientët që kanë një abonim aktiv dhe duan vetëm të ndërrojnë boxin pa u riabonuar, kosto për ndërrimin e boxit është €60.00.
Ju mund të proçedoni online* këtu duke telefonuar Kudjesin e klientit TiBO për t’u pajisur me kuponin e zbritjes përkatëse:
* Kosto e transportit të boxit të ri në EUROPË për ndërrimet e kryera online është flat fee € 16.00, ndërsa në USA $16.00.
Për çdo paqartësi Kujdesi i Klientit është në dispozicionin tuaj 24/7.
EUROPE, AUSTRALIA, ASIA, AFRICA: T. (355) 44 31 4444 | Mob. (355) 676006767 |
T. (844) 842-6872 | Mob. (917) 775-5003 / (917) 775-5012 |
TiBO IPTV HEADQUARTERS: Blv. “Gjergj Fishta”, pll G&P, kati i 2-të, nr.1001, Tiranë, Shqipëri |