Në ekranin italian rikthehet reality show më i famshëm Grande Fratello në prezantimin e të famshmes Barbara d’Urso, e cila i rikthehet këtij formati pas 10 edicionesh. Duke filluar nga nesër, e martë 17 prill, në prime time fillon edicioni i 15-të në Canale 5.

Prodhuar nga Endemol Shine Italy, ky edicion do të ketë dy opinionistë special: Simona Izzo dhe Cristiano Malgioglio.

Protagonistë të këtij edicioni do të jenë 17 konkurent që do të banojnë shtëpine e GF për 7 javë, për një çmim final prej 100.000 euro.