Sonte do të zhvillohen ndeshjet e para të sezonit të ri të La Ligas spanjolle dhe Bundesligas gjermane

Liga më e mirë në botë, La Liga sonte do të startojë sezonin e ri 2017/18 me dy përballje mjaft interesante.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nga ora 20:15 në mes të Leganes dhe Alaves, ndërsa ndeshja e dytë nga ora 22:15 ndërmjet Valencias dhe Las Palmas.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid luan të dielën në udhëtim ndaj Deportivo La Corunas, ndërsa Barcelona e pret Betisin.

Sonte sezonin e ri e nis edhe Bundesliga gjermane, ku ndeshja hapëse do të zhvillohet ndërmjet kampionit Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.

Ky takim do të zhvillohet nga ora 20:30.