Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 3-1, në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Goli i parë për Spanjën u shënua në minutën e 34-të nga Dani Olmo, e përcjellur dy minuta më vonë nga goditja e Ferran Torres, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 70-të, ishte Besar Halimi që shënoi golin e parë për Kosovën nga pothuajse gjysma e fushës, ndërsa 5 minuta më vonë Gerard Moreno shënoi golin i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.
What a goal, what a finish. Besar Halimi scores a sensational goal for #KOSOVO 🇽🇰 vs spain. pic.twitter.com/0kah3nfIJL
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) March 31, 2021
Kjo ndeshje është e dyta për Kosovën, do të ketë dhe dy ndeshje të tjera në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.