Çmimet Golden Globe kanë qënë gjithmonë një lloj standardi i artë për industrinë e filmave. Ky nuk ishte një vit tipik për një ndër eventet më të mëdha të kinematografisë.

Në mbrëmjen e djeshme nuk kishte pjesëmarrje të yjeve te Hollywood-it, por pavarësisht kësaj çmimet janë shpërndarë dhe janë publikuar ne faqen zyrtare te Golden Globes.

Filmi më i mirë dramë u vlerësua “The Power of the Dog” me regji të Jane Campion ndërsa drama më e mirë në gjuhë të huaj u bë filmi japonez “Drive My Car”. “West Side Story” ka fituar çmimin në kategorinë e filmit muzikor me regjizor Steven Spielberg ndërsa seriali më i mirë televiziv dramë është shpallur “Succession” duke mumndur dhe serialin më në zë te vitit, koreanin “Squid Game”, i cili ishte dhe pretendeti kryesor.

Çmimi i  filmit më të mirë të krijuar vetëm për televizion ju dha “The Underground Railroad” ndërsa atë të serialit me të mirë televiziv e mori “Hacks”.

Skenari më i mirë u konsiderua ai i “Belfast” ndërsa çmime të tjera ishin: “Filmi më i Vlerësuar” që ju dha prodhimit amerikan “Dune” dhe “Kënga më e mirë Origjinale” u vlerësua No Time to Die nga Billie Eilish e cila këndoi për filmin me të njëjtin titull.

Eventi Golden Globes po kalon një kohë të vështirë jo vetëm për shkak të COVID-19 por edhe sepse këtë herë nuk u transmetua në kanalin e NBC-së duke i dhënë fund përkohësisht një marrëdhënie të gjatë disavjeçare midis medias dhe Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollywood-it që është përgjegjëse për çmimet. Shkak për këtë u bënë polemikat rreth mungesës së diversitetit dhe problemeve etike të shoqatës në lidhje me përfitimet financiare që u jepen disa anëtarëve.