Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, gjatë festimeve të 4 nëntorit (Festa kombëtare e bashkimit të Italisë) është rikthyer të flasë për projektin e stadiumit të ri “San Siro”, duke dhënë disa të reja shumë të rëndësishme:

“Këshilli bashkiak po punon dhe aprovimi pritet që të bëhet shumë shpejt, nëse jo nesër atëherë do të bëhet të premten e ardhshme. Besoj se në këtë pikë, ashtu siç është formuluar gjithë projekti, ne nuk kemi paqartësi të mëdha.

Besoj se interesi publik duhet të shpjegohet sa më mirë, të gjithë qytetarëve dhe të gjithë botës së politikës. Mendoj se ashtu siç e nisëm 2 vite më parë, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara dhe për mendimin tim, fakti që arritëm të bindin skuadrat që të respektojnë parametrat volumetrik të PGT-së është diçka shumë pozitive”, ka thënë Kryetari i Bashkisë së Milanos për Sky. / Oversport.tv