Me këtë pikturë autori ka dashur të tregojë një fenomen që është mjaft i përhapur si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar që është, “Ndotja e Ambientit”. Kjo pikturë ndodhet në liqenin artificial të Tiranës dhe tregon një djalë që po peshkon, por në vend që grepi i tij të kapë peshq, ai kap një shishe plastike, që është hedhur aty nga (çdo)kushdo që ka menduar se liqeni është një kosh i madh mbeturinash.