Sulmuesja 29-vjeçare e kombëtares suedeze për femra, Kosovare Asllani është nderuar me një shtatore të vendosur në ambientet e jashtme të stadiumit “Gamle Ullevi”, në Goteborg, qytetin e dytë më të madh në Suedi.

29-vjeçarja me origjinë nga Kosova, por që ka lindur pikërisht në Kristiansund të Suedisë, njihet për aftësitë e saj të mëdha tenkike dhe golat e shumtë, ndërsa mban edhe shiritin e kapitenes në kombëtaren suedeze.

Pikërisht për aftësitë teknike, por edhe prejardhjen ballkanase, Kosovare Asllani është cilësuar edhe “Zlatan Ibrahimoviç” e kombëtares së femrave në Suedi, ndërsa tashmë ashtu si sulmuesi i njohur, jashtë stadiumit të Goteborgut, do të jetë edhe shtatorja e saj.