Trofeu i parë i sezonit në Itali qëndron në Romë falë Murgias, që në të 93-tën pak sekonda para shtesës i dha Superkupën në duar Lacios. Lacio fitoi një ndeshje të çmendur në “Olimpico”, të cilën e konsideronte të mbyllur pesë minuta para fundit, por që Juventus arriti ta hapë po aq mrekullisht sa dhe bardhëkaltërit fituan këtë trofe. Një titull që ka dhe ngjyra kuqezi falë Thomas Strakoshës, i cili që në fillim bëri pritje vendimtare për të tijtë, duke mbajtur të paprekur rezultatin për të lejuar të tijtë të ishin të qetë në fushë. Immobile dhe njëherë tregoi se mbetet njeriu gol dhe jo vetëm që i vodhi një 11-metërsh Buffonit, të cilin e shndërroi po vetë në gol por gjithashtu në pjesën e dytë shtroi rrugën e Lacios drejt trofeut me golin e 2-0.

Juventus në kërkim të golit të shpresës u përplas te Strakosha sistematikisht deri në minutën e 85-të kur Dybala mundi të dërgoi topin në rrjetë. Gjithsesi Dybala sapo kishte nisur shfaqjen e tij pasi në të 91-tën mundi të barazojë rezultatin nga pika e bardhë. Juventus mendoi se e dërgoi në shtesë ndeshjen, por 1 minutë para fundit Murgia shënoi golin me të rëndësishëm të karrierës duke i dhënë trofeun ndër duar Lacios për herë të katërt në historinë e klubit.