TiBO IPTV, platforma e vetme Shqiptare në BOTË, sjell me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, superoferta për klientët e rinj dhe riabonuesit deri në datën 28 shkurt.

Nga data 15 shkurt  çdo Klient i ri që abonohet në një nga paketat 12 mujore Familjare ose Premium, përfiton aparatin TiBO Box QuadCore FALAS.

Kosto e aktivizimit për abonim 12 mujor është €20.

Riabonuesit 12 mujor përfitojnë DHURATË 1 muaj më shumë për TV dhe 13 muaj abonim në mobile apo tablet brenda ofertës ekzistuese si për paketat Familjare edhe për ato Premium 12 mujore.

TiBO tregon edhe një herë se i do të gjithë pa përjashtim, duke menduar si për klientët ekzistues ashtu edhe për të rinjtë për të sjellë në shtëpitë e tyre argëtimin maksimal me programe të përzgjedhura me sport, filma, dokumentarë, programe për fëmijë, të gjitha në shqip.

Të gjitha ofertat për BIG SCREEN përfshijnë si DHURATË dhe aplikacionin TiBO për tablet apo smartphone, që gjendet tashmë në Play store dhe App Store.

TiBO IPTV ka njoftuar së fundmi se po punon për zhvillimin e të gjithë infrastukturës si dhe për softe të reja që do të lançohen përgjatë gjithë vitit 2019. Hedhja në treg e teknologjisë së re lidhet dhe me fushatën intensive për ndërrimin FALAS të boxeve të teknologjisë së parë Dualcore që kanë mbetur ende në treg.

TIBO IPTV ofron në të gjithë globin, një eksperiencë  të  përparuar televizive interaktive, një gamë të gjerë shërbimesh dhe një paketë televizive të kompletuar me partneritetin zyrtar të të gjitha platformave shqiptare. Të gjithë shqiptarët anembanë globit mund ta gjejnë veten në paketat TiBO, pasi në të integrohen kanalet shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kanale ndërkombëtare të zgjedhura, eventet sportive më të rëndësishme të sezonit,  mbi 2000 evente në TiBO on Demand, shërbim Catchup TV, aplikacione dhe lojëra pa fund.

Më shumë detaje në lidhje me ofertat, produktet, shërbimet e TiBO dhe të tjera janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.tibo.tv/bli/oferta