TiBO jep ABONIMIN FALAS për 3 muaj me smartboxin Quad Core
( 28 mars – 15 prill)

 Vetëm 90 ditë na ndajnë nga Europiani dhe të gjithë shqiptarët mezi presin që kompeticioni më i rëndësishëm i kombëtareve të nisë garën në Francë. Europiani këtë verë, pritet të përcjellë emocionet më të jashtëzakonshme për shkak të kualifikimit historik të kombëtares “KuqeZi”, ndaj mjaft shqiptarë kanë zgjedhur të jenë në stadiumet ku do të luajë Shqipëria, ndërsa gjithë të tjerët do të jenë në “radhë të parë” falë TiBO IPTV.

TiBO, operatori më i madh IPTV në Shqipëri hedh në treg super ofertën e re “Tous à Paris” e cila sjell eventin më të rëndësishëm sportiv, EURO 2016 dhuratë për të gjithë klientët e rinj. Me ofertën “Tous à Paris” të gjithë klientët e rinj do të paguajnë vetëm boxin Quadcore TiBO dhe do të përfitojnë PA ASNJË PAGESË ABONIMIN Platinium dhe abonimin për mobile TV për 3 muaj, të gjitha këto të përfshira në çmimin e boxit për 119 EUR.

TiBO IPTV, transmeton Super Sport LIVE në mbarë Globin përmes internetit dhe këtë verë do të çojë të gjithë Shqiptarët në Paris për të mbështetur lojtarët që po shkruajnë historinë e futbollit shqiptar,  duke hequr çdo pagesë abonimi për blerjet e boxit QuadCore.

Super oferta “Tous à Paris” do të jetë aktive për publikun përgjatë periudhës 28 Mars deri në 15 prill, kohë e mjaftueshme për të gjithë shqiptarët që të shijojnë me cilësinë e maksimumit të teknologjisë suksesin e skuadrës së tyre të zemrës.

TiBO IPTV ka menduar jo vetëm për këtë kampionat por edhe për të gjithë paketën e kalendarit sportiv duke ofruar oferta të leverdisshme për të gjithë Shqiptarët edhe për paketat 12 mujore. Oferta “Sport on top” e cila u hodh në treg muajin e kaluar duke ofruar paketën me sportet (Platinium) me të njëjtin çmim të paketës familjare (Gold),  do të vazhdojë të qëndrojë në treg si për klientët e rinj dhe ata ekzistues.

Tashmë të gjithë shkojnë në Paris dhe në të gjithë Globin, me TiBO Platinium i cili përfshin 180 KANALE televizive nga platforma Digitalb Premium, të gjitha eventet e rëndësishme sportive në SuperSport, kanalet shqiptare të rajonit, kanalet ndërkombëtare të përzgjedhura, kanale on demande nga Luce Entertainment, mbi  1.000 evente VOD dhe 7 ditë me Catchup TV për plot 30 kanalet më të ndjekura.

Të gjithë klientët e TiBO me smart boxin quadcore, përfitojnë edhe abonimin për “TiBO mobile TV” i cili ofron paketën e përzgjedhur të kanaleve Digitalb Premium dhe shërbimin TiBO on Demand në një cilësi superiore transmetimi.

Paketat e TiBO IPTV përfshijnë mundësi të shumta blerjeje me çmimet më të mira si më poshtë:

SUPEROFERTA E LIMITUAR  “TOUS À PARIS” për klientët e rinj

Gjatë 28 mars – 15 prill përfiton 3 muaj Platinium për çdo blerje të TiBO box 119 EUR.
TiBO box QUAD CORE = 119.00 EUR + Abonim 3 muaj PLATINIUM FALAS

Oferta “Sport On top” për klientët e rinj

Abonim 12 muaj PLATINIUM + TiBO box QUAD CORE
Ishte  369.00 EUR  bëhet  319.00 EUR

OFERTA “SPORT ON TOP” për klientët ekzistues vazhdon.

Riabonim 12 muaj PLATINIUM = Ishte 299.00 EUR bëhet 269.00 EUR

RIABONIME TË TJERA

Riabonimi Gold 12 muaj = 249.00 EUR
Riabonimi PLATINIUM 3 muaj = 89.00 EUR
Riabonimi GOLD  3 muaj = 69.00 EUR

Komunikim per shtyp – TIBO iptv – mars 2016 – SUPEROFERTA TOUS A PARIS