Liverpool po bën një paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon në Premier League dhe pas 11 ndeshjesh, kryeson renditjen me gjashtë pikë nga Manchester City.

Të gjithë po pyesin: ‘Si mund të mposhtësh një skuadër si Liverpool-i?’

Problemet më të mëdha të skuadrës së Jürgen Klopp kanë qenë përballjet me skuadrat që përdorin formacionin 3-5-2, si Sheffield United, Manchester United, madje kjo gjë u vu re edhe të martën në Champions League në përballjen me Genk.

Ky detaj nuk mund t’i ketë shpëtuar trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola. Dhe në sfidën e të dielës ai mund të ndryshojë formacionin e skuadrës së tij nga 4-3-3 e zakonshme në 3-5-2.