Tashmë nuk ka asnjë dyshim, pasi çdo gjë është zyrtare. Maurizzio Sarri i ka dhënë fund aventurës së tij te Napoli, pas 3 sezonesh ku gjithsesi nuk arriti të fitojë titullin kampion.

Zëvendësuesi i tij do të jetë pikërisht Carlo Ancelotti, një trajner mjaft i njohur në Itali, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ka arritur të fitojë dy herë edhe Ligën e Kampionëve.

Carletto ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me napolitanët, kundrejt një pagese prej rreth 6.5 milionë eurosh, lajm që është zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate edhe nga klubi i Napolit.

Në komunikatën zyrtare theksohet se Ancelotti do të nisë punën më 9 Korrik, kur edhe pritet të nisë përgatitja e Napolit për sezonin e ardhshëm, ku sërish titulli do të mbetet objektivi primar.

Vetëm pak minuta më herët ishte De Laurentiis që nëpërmjet një postimi në Twitter, falënderoi për herë të fundit Sarrin, duke pranuar se trajneri ishte larguar tashmë.