Pandemia COVID-19 shtoi ndjeshëm vdekjet në Shqipëri, duke shënuar rekordin e vdekjeve në vend. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se dy vitet e fundit u regjistruan rreth 14400 vdekje më shumë krahasuar me fillesat e dekadës së fundit, kur pandemia nuk ekzistonte.

Në vitin 2011 kishte 2000 vdekje, ndërsa viti 2021 regjistroi 3580 humbje jete. Edhe në raport me vitin 2020 INSTAT informoi se numri i personave që humbën jetën është rritur me 10,8 %.

Këto të dhëna ngrenë dyshime mbi numrin e vdekjeve nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar rreth 3400 humbje jete nga COVID-19. Shtimi i vdekjeve gjatë viteve të pandemisë krahasuar me vitin 2011 tregon se numri i vdekjeve nga COVID-19 mund të jetë shumë herë më i lartë se sa shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2021 ka pësuar rënie me 1% krahasuar me tremujorin e katërt 2020.  Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi, ndërsa qarku me numrin më të lartë, Tirana.