Të paktën 2,500 vrapues profesionistë dhe amatorë pritet të marrin pjesë këtë fundjavë në edicionin e pestë të “Maratonës së Tiranës”.
Eventi që ka marrë trajtën e aktivitetit më të madh sportiv të kryeqytetit, vjen këtë vit me tre itenerare të miratuara nga Federata Botërore e Atletikës dhe do të përcillet Live! nga Tibo dhe Oversport.
Garat nisin në orën 10:00 të dielën, më datë 17 tetor, dhe do të ketë 4 kategori, që parashikojnë shpërblime për fituesit:
- Maratonë (42.195 km) – 1) €5000; 2) €3000; 3) €2000.
- Gjysmë-maratonë (21.0975 km) – 1) €2000; 2) €1500; 3) €1000.
- Tirana 10k (10 km) – 1) €800; 2) €600; 3) €500.
- “We too” për personat me aftësi të kufizuara – 1) €500; 2) €400; 3) €300.
Itineraret e rin do të kalojnë nëpër pikat më tërheqëse të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.
Edicionin e shkuar, maratona u dominua kryesisht nga atletët nga Afrika me fituesit kryesorë që ishin nga Kenia. Por sidoqoftë pati vend për sukses vendas si për shembull Luiza Gega, e cila fitoi garën e 21 kilometrave për vajza.