Lajmi që ‘The Voice Kids’ fillon në janar është përhapur dhe të gjithë adhuruesit e këtij spektakli e kanë shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale që po e presin me padurim fillimin e tij.

Të njëjtën kërshëri për nisjen e tij duket se e kanë edhe trajnerët, të cilët kanë ndërmarrë misionin e përzgjedhjes së zërave më të mirë gjatë Audicioneve të Fshehura, që është një nga fazat më interesante dhe emocionuese të spektaklit.

Ata premtojnë një edicion të paharrueshëm për publikun dhe padyshim nuk do ta kenë aspak të lehtë të vendosin cilin të marrin dhe cilin jo. Por, për ta nuk do të jetë vetëm çështje vendimesh. Ata do duhet të luftojnë për konkurrentët e tyre, pasi secili do dojë të ketë më të mirët në skuadrën e tij.

Nga ana tjetër, me po aq dëshirë po e presin fillimin e këtij edicioni fëmijët, të cilët janë përzgjedhur si më të talentuarit në audicionet e ‘The Voice Kids’ dhe që do të kenë fatin të përjetojnë një eksperiencë të tillë, e vetme në llojin e saj.

Burimi: IMA ALBANIA