Me eventin “TIBO 360°”, këtë të diel platforma TIBO e kthen në festë të madhe me plot surpriza, çmime dhe argëtime pafund.

Prej orës 10:00 e deri në 23:00 në “Sheshin Nënë Tereza” të Tiranës “TIBO 360°” do të sjellë aktivitete fantastike për abonentët e saj, por jo vetëm.

Përgjatë gjithë ditës do të ketë: lojëra, video-lojëra, gara me Go-Cart, muzikë, ushqime, pije, “Stand-Up Comedy” etj. Kënde kushtuar fëmijëve, produkteve teknologjike dhe “miqve me 4 putra”.

Sheshi do jetë i mbushur me shërbime dhe aktivitete të ndryshme nga kompanitë partnere, si Oversport, Tibo’N, Magoware, Albascan etj.

“TIBO Radio” do të transmetojë “LIVE” nga sheshi gjatë gjithë ditës, muzikë, intervista, informacione të ndryshme duke përfshirë edhe vetë publikun në “DJ për 10 minuta” apo konkursin “Shakaja/barsoleta më e bukur”.

Eventi kulmon me koncertin madhështor që do të nisë në 17:00 me komedi nga të mirënjohurit e rrjetit “Ngop Media” e më pas me performancë fantastike nga DJ Arnon dhe trupës së kërcimit nga Andi Murra.

Mbrëmja nuk mbaron këtu pasi do të kurorëzohen fituesit e “Mega Shorteut TIBO” dhe paralelisht emocionet do të shtohen nga të ftuarit special, këngëtarët më në zë të momentit si: Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Majk dhe Dafina Zeqiri.

“Më të llastuarit” janë gjithmonë abonentët TIBO, të cilët mund të përfitojnë paketa shtesë falas për çdo abonim, deri me datë 31 dhjetor!

Por ky event është i hapur për të gjithë ndaj TIBO i fton të gjithë qytetarët që të festojmë së bashku.

TIBO 360 do mund të shikohet “LIVE!” përmes platformës TIBO.

Në tabelën më poshtë do mund të shihni axhendën e aktiviteteve të ditës se nesërme: