Franca i mohoi shtetësinë piktorit të njohur me arsyen se ishte etiketuar si “anarkist”.

Një ekspozite në Francë ka nxjerrë në pah aspekte të panjohura të piktorit të famshëm Pablo Pikaso. Ekspozita tregon se si atij iu mohua shtetësia me justifikimin se ishte “anarkist”.

Historikisht Franca njihet si vend mikpritës për artistët, por ekspozita më e fundit për Pikason tregon një tablo ndryshe. Ekspozita mori frymëzim nga botimi i historianes së njohur franceze Anne Cohen-Solal “Un étranger nomméPicasso” (Një i huaj me emrin Pikaso).

Në botimin e saj Cohen-Solal shpalos dritëhijet e raporteve aspak miqësore që ekzistonte ndërmjet autoriteteve franceze dhe piktorit të njohur.

Vepra “Demoiselles d’Avignon” bëri bujë në qendrat europiane të kohës, Vjenë, Berlin e Paris që gjerësisht ia mirëpritën stilin. Por kishte edhe shumë të tjerë që e konsideruan “të degjeneruar”.

Ishte viti 1901 kur autoritetet franceze e skeduan Pikason “anarkist të rrezikshëm”. Ai u vendos nën mbikëqyrje të vazhdueshëm nga autoritetet.

Dosja e famshme 74664 shkruante “ai ka një frëngjishte tepër të dobët”. “Guernica” piktura e vitit 1937, e famshme për mesazhin e fuqishëm kundër luftës, e vendosi përsëri Pikason në konflikt me autoritetet franceze.

Pas pushtimit të Francës nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore pikturat e tij u “ndaluan” dhe kërkesa për të marrë nënshtetësinë franceze u refuzua me arsyetimin: “Ky i huaj nuk ka arsye për t’iu dhënë shtetësia dhe konsiderohet i rrezikshëm nga pikëpamja kombëtare”.

Më vonë në vitin 1958 Presidenti i Francës Georges Pompidou i bëri një ofertë për ti dhënë atij nënshtetësinë me dekret presidencial, kërkesë që Pikaso e injoroi.

Pikërisht ky aspekti i panjohur prej “anarkisti” dhe “emigranti” është temë e ekspozitës së fundit në Paris.

Ekspozita pritet të turbullojë ujërat e politikës në Francë duke marrë shkas edhe nga debati i fortë në lidhje me emigrantët që pritet të dominojë zgjedhjet presidenciale në Francë.