Televizorët tashmë zënë pjesën më të madhe të murit, në 2017 një e pesta e televizorëve që u shitën ishin më shumë se 55 polësh: roli i ri i televizorëve për të qenë funksionalë edhe kur janë të  “fikur”.

 

Televizorët gjithmonë e më të mëdhenj

Një drejtkëndësh i zi në mur. Kur ndizet, televizori është një dritare në botë. Për dreq Malgrado smartphonët, janë ende ajo çfarë preferohet për të parë programe të ndryshme, film, seriale apo ngjarje sportive. Por për pjesën më të madhe të kohës është një pengesë hapësire që copëton linjën estetike të një arredimi të kujdesshëm në dhomën e ndejtjes.Televizori sa vjen e bëhet gjithnjë e më i madh. Kjo për shkak të një teknologjie që ka përparuar dhe ka sjellë shumë ndryshime, duke lejuar figurën e pastër dhe ekranin shumë të gjerë, me çmim jo shumë të lartë dhe me një konsum energjie të përballueshëm. Në 2017, ekranet prej 55 polësh ishin 1/5 e televizorëve që u blenë. Dhe në vitin që sapo ka nisur pritet që vëmendja e njerëzve të zhvendoset tek televizorët 65 e 75 polësh, televizorë me një bazë më shumë se një metër. Nëse kalimi tek një televizor më i madh kënaq të gjithë familjen, arredimi ngec. Ekrani kur është i fikur, bëhet i bezdisshëm. E pastaj, jo gjithmonë hapësira është e mjaftueshme për të marrë një televizor më të madh. Dhe ja zgjidhja e prodhuesve për një jetë të dytë të televizorëve. Që nis dhe rikonceptohet.

 

Samsung lançon Ambient Mode: çfarë është?

Samsung, multikombëtarja që drejton këtë treg prej 12 vjetësh, në New York ka lançuar linjën e tij të televizorëve Qled 2018. Dhe pasi ka transformuar ekranin në një foto, me The Frame, modeli që shfrytëzon kohët e vdekura për të riprodhuar vizatime, tanimë ka ambicien për ta zhdukur krejt. Duke e «çmaterializuar» në brendësi të murit. Funksioni quhet Ambient Mode dhe ka për qëllim të imitojë ekranin kur nuk është në përdorim, me ndihmën e smartphone, ngjyrat dhe dekorimet e murit riprodhohen në display, ndriçimi është i ulët e konsumi i energjisë i papërfillshëm, veçse në mur nuk shihet një drejtkëndësh i zi. Sfondi që është në mur mund të pasurohet me informacione, si moti, ora ose titujt e fundit të gazetave.

 

Pa kornizë dhe fin

Është një hap i ri në këtë hulli, i përqafuar nga të gjithë prodhuesit, e televizorëve, pa kornizë dhe gati pa dimensionin e tretë: Lg, për shembull, ka tregtuar një televizor Oled, Ë7, me vetëm tre milimetra trashësi, pak më shumë se një fletë letre për tu varur në mur me magnet. Sony, me modelet e tij A1 e AF8, e ka zgjidhur problemin e zërit pa shpërndarës që mund të shihen me sy, duke bërë që zëri të dalë direkt nga ekrani: një palë transmetuesish të aplikuar në paneli që e bëjnë sipërfaqen të dridhet, në këtë mënyrë ajo luan vetë rolin e altoparlantit.

 

Një kabëll i vetëm (i padukshëm)

Një kërkesë tjetër është pozicioni i televizorit: kabllot e tij janë armik i deklaruar i rregullit të shtëpisë. Samsung ka ideuar një zgjidhje për ti bërë përdoruesit më të lirë: quhet «Një lidhje e padukshme » dhe është një kabëll shumë i hollë që dërgon sinjalin nga antena ose nga burime të tjera dhe kablli i korrentit. Një sistem që të shpëton nga kaosi i kabllove që jemi mësuar të shohim rreth televizorit; është i ndërtuar në atë mënyrë që mund ta vendosësh në çdo mur.

 

Eardhmja: mikroLed dhe inteligjenca artificiale

Rruga drejt ekranit të madh në shtëpi ka nisur, por shumë shpejt do të ketë të reja të tjera të rëndësishme. Duke nisur nga televizorët modularë: baza është një lloj ‘tjegulle’ mikroled që i rri pranë, derisa arrin përmasat e ekranit të dëshiruar. Shembulli i parë i këtij koncepti është «The Wall» i Samsung, një super televizor prej tre metrash e njëzetë dhe është në gjendje të gjallërojë një mur të tërë; por e ardhmja është parashikuar me televizorë krejtësisht pa kornizë. Të cilët do të jenë në gjendje të shkojnë përtej riprodhimit të një program televiziv, por që të dinë të përziejnë elementët dekorativë, përmbajtjen dhe informacionet. Edhe në të njëjtën kohë sepse përmasat e bëjnë të mundur. Kjo do të na bëjë ta lëmë mënjanë smartphone sepse gjithçka do duam, do të jetë në mur. Ndoshta mes mureve të shtëpisë, telefoni nuk mund të jetë kurrë konkurrues me një mur interaktiv. Dhe një sistem që do të jetë në gjendje të ndryshojë pamjen e shtëpisë me anë të një komande zanore, falë inteligjencës artificiale, thjesht duke parashikuar sjelljen ose humorin tonë. Atëherë jetë të gjatë televizorit.