Një tërmet me një magnitude 6.4 në një thellësi prej 20.0 km (12.43 milje) ka ndodhur në 12 km WSW të Mamurras, Shqipëri, siç raportohet nga Qendra Kombëtare e Informacionit për Tërmetin (NEIC) të USGS më 26 nëntor 2019, 03:51 : 55 GMT.
Analizat paraprake tregojnë se ky është një tërmet i fortë, dhe është shumë i cekët (tërmetet e cekët zakonisht kanë tendencë të jenë më të dëmshme sesa tërmetet më të thella.) Në bazë të të dhënave paraprake, tërmetet e kësaj thellësie dhe madhësie pritet të rezultojnë në lëkundje të moderuar në të fortë brenda 130.0 km (80.78 milje) nga epiqendra. Epiqendra: Gjerësia Latitude: 41.5205, Gjatësia Gjeografike: 19.5591
Ndihma ka ardhur dhe nga vendet fqinje me trupa dhe mjete të specializuara për rastet e tilla.
Përpjekjet për të nxjerrë të mbijetuar mes rrënojave vazhdojnë.
Spitalet private kane hapur dyert falas dhe bizneset e tjera janë solidarizuar duke ofruar ndihmën e tyre.
Kosova nis menjëherë forcat e saj ushtarake.
Mrekullia e ditës: Një fëmijë nxirret i gjallë nga rrënojat në Durrës.
Durrësi ka qenë zona më e prekur, vend ku dhe ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4. Në stadiumin e qytetit ka filluar ngritja e çadrave për të strehuar banorët. Edhe në zonën e Thumanës kanë filluar të ngrihen çadra për strehimin e banorëve.
Të shumta kanë qenë mesazhet e solidaritetit dhe ngushëlimit.
Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Shqipëri me një mesazh në shqip.
Ndër ata që është solidarizuar me situatën tragjike në Shqipëri është edhe personazhi i njohur i skenës italiane, Vittorio Sgarbi. Politikani dhe historiani 67-vjeçar ka postuar në rrjetet sociale një proverbë për popullin shqiptar.
Tërmeti i fuqishëm ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të mëdha botërore.
Mediat angleze, amerikane dhe italiane kanë shkruar për tërmetin e rënë në vendin tonë.
“Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Shqipërinë duke shembur disa banesa dhe për pasojë dhjetëra qytetarë ngecën poshtë rrënojave”- shkruan BBC.
“4 të vdekur janë shënuar nga rënia e një tërmeti me magnitudë 6.4 në Shqipëri, i cili shembi ndërtesa dhe detyroi qytetarët të dilnin në rrugë”- shkruan Daily Mail.
CNN shkruan se tërmet ka lënduar disa persona duke bërë që edhe shkollat të mbyllen në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
Ndërkohë Mirror e ka quajtur të tmerrshëm tërmetin e rënë në vendin tonë. “Dridhje të tmerrshme, tërmet me magnitudë 6.4”- shkruan Mirror.
Mediat italiane vënë theksin tek koha e shkurtër me të cilën Shqipëria kaloi 2 tërmete. Gjithashtu mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti u ndje edhe në disa qytete të Italisë si: Bari, Brindisi, Foggia, Leçe e Taranto.
“Forca goditëse në qytetet italiane u shënuan me magnitutë 3.54”- shkruan LaRepublica.