Ekspertët bërthamorë që po monitorojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës thonë se nuk kemi të bëjmë me një tjetër Çernobil, por situata me sulmin rus aty dhe flakët është shumë e rrezikshme.

“Për herë të parë jam e frikësuar” ka thënë ekspertja e materialeve bërthamore për BBC, Claire Corkhill.

Duket se vetëm një nga gjashtë reaktorët në termocentral po funksionon tani.

Ekspertja thotë se reaktorët po kalojnë “offline” që do të thotë  se punonjësit po punojnë të eleminojnë reaksionin bërthamor dhe po i vendosin në një gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme.

Sipas ekspertes ky mund të ketë qenë edhe qëllimi i Rusisë, për të për të shkaktuar mungesë të energjisë,  duke detyruar operatorët ta mbyllin.

Corkhill shton se një “skenar i rastit më të keq” do të ishte që furnizimi me energji elektrike i termocentralit të dëmtohej, dhe mund të çonte në një ngjarje si ajo e Fukushima në vitin 2011 ku humbja e energjisë çoi në një humbje të sistemit të ftohjes, e cila shkaktoi një shkrirje të tre prej reaktorëve të saj bërthamorë.

Termocentrali bërthamor i Ukrainës është më i madhi në Europë. Termocentralin  përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit.