Djali në foto quhet Ander Barrenetxea, vetëm 17 vjeç dhe talent i Real Sociedad. Është i pari lojtar i datëlindjes 2001 që debuton në La Liga dhe konsiderohet si ndër më premtuesit e futbollit iberik.

Në fushë, në përballjen ndaj Getafe-s, më i miri, u largua mes duartrokitjeve të “Anoeta”-s, që u ngrit në këmbë për të. 

Në fund të ndeshjes, përgëzimet ishin të shumta, aq sa u bë pjesë edhe e formacionit  “Top 11” të javës. Në të gjithë këtë ekzaltim, një sjellje e tij ka goditur të gjithë. 

Ander bëri dush dhe u vesh, më pas teksa të gjithë shokët e ekipit morën makinat e tyre dhe u larguan drejt shtëpisë, shkoi te zhbllokonte kodin e biçikletës së marrë me qira dhe nisi të pedalonte drejt shtëpisë. 

Duke qenë 17 vjeç, ende nuk ka patentë, por veç kësaj refuzon dhe shoferin që klubi i ka vënë në dispozicion.

Në një botë ku edhe 14 vjeçarët që kanë agjentë dhe pas një pasimi kërkojnë rritje rroge dhe kontrata “big”, një thjeshtësi e tillë bën zhurmë dhe na duhet vetëm ta duartrokasim.

Burimi: telesport.al