TiBO IPTV hap sot dyqanin “TiBO Point” në terminalin e Portit të Durrësit.
Ky është dyqani i dytë i TiBO IPTV, pas dyqanit në Aeroportin e Tiranës.
Nga dita e sotme TiBO IPTV do të jetë e pranishme edhe në Portin e Durrësit, me një dyqan të kompletuar, për t’u mundësuar të gjithë bashkatdhetarëve Digitalb me internet kur ata vijnë në Shqipëri dhe para kthimit në vendin ku jetojnë.
TiBO është IPTV e parë në Shqipëri dhe rajon që ofron një mori shërbimesh cilësore televizive në partneritet me Digitalb. Të gjithë bashkatdhetarët do të mund të përfitojnë edhe nga ofertat më të mira të sezonit veror që mundësojnë paketat familjare dhe sportive 12 mujore por edhe mundësi për të provuar paketat e shkurtra 3 mujore me TiBO box Quadcore.