Të nisësh karrierën me “shpikje shqiptare”, ide teknologjike nga studentë shqiptarë.

TiBO IPTV, jo vetëm një risi teknologjike, por edhe në mbështetje të të rinjve të cilët duan të ecin në fushën e teknologjisë, vjen si partnere kryesore e organizatës rinore “Eestec Tirana 2015”, për promovimin e teknologjisë, një event i organizuar  në  bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe atë të Shkencave të Natyrës

Në kuadër të përgjegjësisë sociale të korporatës, TiBO IPTV është gjithmonë në mbështetje të energjive të reja në fushën e teknologjisë.

Pas prezantimit të projekteve nga grupet finaliste, u theksua rëndësia e implementimit të tyre në bizneset shqiptare.

Anëtari i jurisë, Petraq Papajorgji, e ka cilësuar si fisnike iniciativën. Sipas tij kjo ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës. “Është e rëndësishme të krijohen vende pune, ne kërkojmë specialistë dhe nuk gjejmë, ndaj këto iniciativa kanë shumë vlerë”, tha ai.

Pasi përgëzoi organizatorët e kësaj iniciative, Drejtoresha e Marketingut në TIBO, Blerina Kapaj, nuk përjashtoi mundësinë e zhvillimit të projekteve të tjera teknologjike. “Duke përgëzuar organizatorët për këtë iniciativë kaq interesante, nuk jemi aspak të mahnitur nga cilësia e lartë e projekteve të prezantuara aty. TIBO përbëhet nga një staf të rinjsh të jashtëzakonshëm, që me dëshirën për të qenë në një hap me zhvillimet teknologjike, janë krenarë që prezantojnë këtë produkt shqiptar në treg. Ne e dimë se të tillë të rinj, ka shumë të tjerë, kështu si ju,  që kanë dëshirën  dhe vullnetin për të punuar dhe krijuar gjëra të reja, për të qenë gjithmonë një hap përpara. Teknologjia është në një udhëtim të vazhdueshëm drejt të ardhmes, sfida e TiBO-s është të jetë stacioni i fundit i kësaj të ardhmeje teknologjike.”, shtoi Kapaj.

Projekti i zhvilluar prej disa muajsh, përfshin studentë e gjimnazistë shqiptarë, të cilët shpalosën gjenialitetin e tyre përmes motos “të duash atë që bën dhe të bësh atë qe beson duke punuar fort”. Të rinjtë pjesëmarrës mbyllën sot siparin e një pune disa mujore në fushën e programimit.  Nga ky projekt spikatën 13 grupe finaliste, nga 125 aplikime të kryera. Përzgjedhja e fituesve u bë përmes një jurie profesioniste, të kryesuar nga Gëzim Karapici, Rektor në Universitetin Privat Metropolitan.

Ndërkohë, partneri i TiBO IPTV, njëkohësisht anëtar jurie, Samir Gora, pas vlerësimit të projekteve u shpreh se është krenar për shtimin e produkteve kompjuterike shqiptare.

Pjesë e jurisë ishin edhe Petraq Papajorgji, Eriglen Gani dhe Aleksandër Xhuvani.

Ndërsa Ariol Sollaku, Drejtori i Zhvillimit në TiBO, në rolin e koordinatorit në ‘Eestec Tirana 2015’, falenderoi partnerët, duke shprehur dëshirën për projekte të tjera në të ardhmen.

Fituesit e 3 çmimeve të para u pajisën me certifikata, bursa studimi dhe abonime 1 vjeçare nga platforma TIBO. Paketa interaktive e ofruar nga TiBO IPTV, shihet edhe si një mundësi për të nxitur të rinjtë në kreativitetin e tyre drejt botës teknologjike.

Përgjegjës për mediat:

Blerina Kapaj.

C.355696040707

 E. [email protected]