TiBO IPTV u rikthye me një Fitore nga IBC 2016 (International Broadcasting Convention), që u zhvillua në Hollandë, duke fituar Çmimin e Ekselencës për Risitë dhe Shpërndarjen e shërbimit IPTV në të gjithë Globin.

Për ato që nuk janë të njohur me termin IBC, ndryshe Konventa Ndërkombëtare e Transmetimeve është vendtakimi për të gjithë profesionistët nga 170 vende që janë të angazhuar në krijimin, menaxhimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të mediave elektronike dhe të teknologjisë.

Akamai, lider botëror në shërbimet e rrjetit për shpërndarjen e përmbajtjes (CDN), ka vlerësuar të gjithë klientët e portofolit duke konsideruar tregues të ndryshëm si cilësinë e videos, veçantitë e aplikacionit dhe shërbimeve dhe shpalli fitues TiBO IPTV me Çmimin e Ekselencës për 2016.

Ky çmim iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm në TiBO IPTV, Z. Adnand Hate i cili shprehu falënderimin e veçantë dhe mirënjohjen ndaj një lideri botëror si AKAMAI i cili vazhdimisht ka mbështetur kompanitë e Ballkanit në fushën e transmetimeve.
I pyetur për eksperiencën në këtë konventë ndërkombëtare, Z. Hate shtoi se: “Këtë vit ndjehet një pjesëmarrje akoma dhe më e gjerë në këtë event çka evidenton se gjithmonë e më shumë kompanitë që operojnë në fushën e transmetimeve apo të komunikimeve ndiejnë domosdoshmërinë e zbulimit të metodave më të fundit teknologjike që të ofrojnë maksimumin e cilësisë dhe mbi të gjitha të zgjerojnë gamën e produkteve të tyre. TiBO IPTV, solli në këtë konferencë një tjetër risi: MAGOWARE, një sistem i hapur (open source middleware), që mundëson transmetimin IPTV dhe menaxhimin e klientëve duke ofruar një zgjidhje efikase dhe me kosto të ulët për bizneset e IPTV / OTT. Bota e IPTV dukej se kishte nevojë për diçka më të mirë, ndaj ne u angazhuam për të ndryshuar mënyrën se si është ndërtuar. MAGOWARE ishte zgjidhja e bazuar në eksperiencën konkrete të një IPTV-je të suksesshme të sprovuar në shumë raste dhe mjedise të ndryshme. Ky produkt i ri zgjeron portofolin e TiBO IPTV edhe me klientë biznesi ndërkombëtarë që operojnë jo vetëm në fushën e IPTV / OTT por edhe operatorët celularë si dhe prodhuesit e set-top-box-eve, TV, Xbox, Playstation, dhe pajisjeve të tjera SMART.

Zhvillimi i fundit në Tibo IPTV mundëson ofruesve të shërbimeve përgjigje të shpejtë ndaj kushteve të tregut konkurrues. Ky produkt është projektuar, zbatuar dhe testuar me sukses nga TiBO shpk, partner zyrtar i DIGITALB.