Më në fund erdhi periudha e vitit që ne e duam më shumë … Festat e Fundvitit!

Sikurse është bërë tashmë traditë, në zyrat qendrore të TiBO IPTV u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri duke shënuar zyrtarisht edhe mbërritjen e festave.

Nën tingujt e muzikës së përzgjedhur dhe të gjithë stafit të pranishëm, CEO i TiBO IPTV, Z. Adnand Hate, ndezi dritat e pemës dhe u shpreh.

“Jam i nderuar dhe i emocionuar sa herë ju shoh të gjithëve bashkë. Është e pabesueshme se sa shumë zmadhohemi nga viti në vit dhe sa shumë përmirësohemi. As ne vetë nuk e kishim parashikuar që ky vit do të na sillte kaq shumë të reja dhe që tani po mendojmë për shërbimet e reja që do t’u sjellim klientëve tanë në vitin 2019.

Sot le të ndezim dritat e festës. Urime të gjithë stafit TiBO dhe të gjithë partnerëve tanë, lart e më lart të gjithë së bashku, gëzime dhe lumturi në familjet tuaja.”

Një nga risitë kryesore të TiBO iptv gjatë 2018 ishte nxjerrja në treg e aplikacionit “TiBO Smart TV”, për të gjithë televizorët Smart Android.

Ndërsa për fillimin e 2019 janë parashikuar të hidhen në treg versionet e reja të shërbimeve televizive për të gjithë televizorët Smart (Samsung, LG, Apple TV, etj), si dhe përditësimi i softit për boxet TiBO QuadCore.

Për promocionin e fundvitit vizitoni faqen e OFERTAVE.

Duke shpresuar për një vit sa më të mbarë, së bashku!

Duam të urojmë të gjithë klientët, ndjekësit tanë dhe të gjithë shqiptarët kudo në Botë, Gëzuar Vitin e Ri 2019.