Dyqani i parë në zonë ndërkombëtare pjesë e rrjetit TiBO IPTV në mbarë botën.

TiBO, IPTV e parë në Shqipëri dhe rajon që ofron një mori shërbimesh interaktive televizive dhe jo vetëm, hapi sot dyqanin “TiBO Point” në terminalin e Tirana Internacional Airport, Rinas, Tiranë.

Drejtuesit e kësaj kompanie zgjodhën pikërisht përvjetorin e 10-të të aeroportit, për t’iu afruar edhe më shumë me shërbimet e tyre të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Me moton “Merr Shqipërinë kudo që të shkosh”  u hap edhe fushata ekskluzive me rastin e inaugurimit të shërbimit me ofertën “-10% për çdo blerje të një pakete TiBO IPTV”.

Në këtë pikë shitjeje, që operon 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit, TiBO mundëson të gjitha shërbimet e TiBO box në një kohë shumë të shkurtër për të gjithë shqiptarët para nisjes apo në kthim për në Shqipëri.

Drejtoresha e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun,  Znj. Blerina Kapaj, shprehet: “Ky është dyqani i parë në zonë ndërkombëtare që hap zinxhirin e TiBO IPTV në mbarë botën.”

Gjithashtu, Znj. Kapaj vuri theksin tek investimi i TiBO IPTV për të sjellë Shqipërinë sa më afër të gjithë shqiptarëve: “Në këtë këndvështrim, ne jemi në përpjekje të vazhdueshme për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve tanë, si në lidhje me preferencat mbi programet apo kanalet Shqiptare të të gjitha trevave ashtu edhe në gatishmërinë për të dërguar produktet tona në çdo cep të globit që ka qoftë edhe një shqiptar të vetëm”.

TIBO IPTV ofron në të gjithë globin, një eksperiencë  të  përparuar televizive interaktive, një gamë të gjerë shërbimesh dhe një paketë televizive të kompletuar me partneritetin zyrtar të Digitalb, platformës më të dashur të të gjithë shqiptarëve si dhe të gjitha kanalet shqiptare lokale dhe kombëtare, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

IPTV është e ardhmja e televizionit në çdo familje të botës. IPTV, është një sistem transmetimi televiziv dixhital i ofruar nëpërmjet internetit çka premton mbi të gjitha cilësi shumë të lartë video dhe audio krahasuar me sinjalet tradicionale analoge dhe dixhitale.

TiBO IPTV është një risi teknologjike, e zhvilluar nga një ekip inxhinierësh të rinj, shqiptarë të jashtëzakonshëm, që me dëshirën për të qenë në një hap me zhvillimet teknologjike, janë krenarë që prezantojnë këtë produkt 100% shqiptar në tregun global.

Shkarko PDF ico-pdf

Përgjegjës për mediat:

Blerina Kapaj

T. 355696040707

 E. [email protected]