TiBO, platforma  zyrtare IPTV  e DigitAlb, që u shërben të gjithë bashkatdhetarëve kudo në Botë, ofron 3 deri në 4 profile transmetimi për kanalet, duke u dhënë mundësinë klientëve të shijojnë programet me cilësinë maksimale që ua lejon rrjeti i tyre i internetit. Profilet e transmetimit janë krijuar në mënyrë që klientët të mos hasin ndalesa apo ngecje të figurës gjatë shikimit të programeve dhe kanaleve në momentet që interneti i tyre pëson luhatje.

I pyetur për këtë tipar të transmetimit, inxhinieri teknik i TiBO shpk, Z. Eri Dako shpjegon se: “Kur klienti hap programin e një kanali, atij i shfaqet fillimisht programi me profilin më të ulët, pra me cilësinë më të ulët të figurës që transmetohet, në mënyrë që të hapet sa më shpejt në rast se interneti i tij është i dobët. Më pas TiBO box vetëkontrollon nivelin e internetit të lidhjes së pajisjes dhe pasi verifikon që linja përballon edhe më shumë cilësi transmetimi, kalon menjëherë në një profil më të lartë, e më tej në një profil tjetër më të lartë. Në këtë moment klienti do të përjetojë një qartësim gradual të figurës për shkak të rritjes së profilit të transmetimit”.

TiBO iptv i evidenton profilet e kanaleve përmes logos TiBO në ekran e cila shënohet përmes numrave nga 1,2 dhe 3 ku numri 1 simbolizon profilin më të mirë, numri 2 atë mesatar dhe numri 3 që evidenton profilin më të ulët të internetit të klientit.

Më tej Z. Dako shton “Është i njohur fakti se programet sportive janë ato që kërkojnë veçanërisht shërbim interneti të qëndrueshëm të klientit, për këtë arsye për secilin prej kanaleve sportive dhe ato kryesore ne ofrojmë një kanal paralel me profilin e katërt superior si një mundësi për klientët që kanë një internet mbi 10 Mbps dhe një televizor Ultra  HD apo 4K”

TiBO IPTV ka prezantuar suksesshëm vitin e kaluar, pajisjen e fundit TiBO Box QuadCore, e cila ka kapacitet për të transmetuar programet edhe në rezolucionin më të lartë të mundshëm: 4K UHD. Kjo pajisje i paraprin kushteve teknologjike të vetë transmetimit të programeve televizive dhe televizorëve të klientëve.

Në platformën TiBO IPTV klientët do të shijojnë sezonin e ri sportiv përmes dy platformave sportive: SuperSport dhe SuperSport Kosova me komentet në gjuhën shqipe.