Të gjithë klientët e TiBO IPTV që janë të apasionuar pas Garave me Motora do të kenë mundësi të përjetojnë emocionet e të gjitha garave me një mbulim të veçantë nga e premtja deri të dielën.

Botërori i MotoGP do të transmetohet Live dhe ekskluzivisht në kanalet:

Të premten – Provat e Lira në kanalin RTSH Sport

Të shtunën – Provat Kualifikuese në kanalin RTSH Sport

Të dielën – Moto2, Moto3 dhe Gara e Çmimit të Madh në kanalin RTSH HD.

Ky është sezoni i 16 i MotoGP – kampionati më i rëndësishëm botëror për gara me motora në një pistë garash – dhe edicioni i 69 i Botërorit të Motorave. Si gjithmonë para garës së Çmimit të Madh do të transmetohen garat e Moto2 dhe Moto3 (ku ndryshojnë cilindrat dhe tipi motorit). Botërori i Motorave do të përfundojë më 12 nëntor në Valencia, Spanjë.

Vitin e kaluar MotoGP u fitua me lehtësi nga spanjolli Marc MARQUEZ. Ndërsa këtë vit surpriza është spanjolli Maverick Viñales i cili është shok skuadre me Valentino Rossi tek Yamaha, me 3 çmime të para, duke kryesuar klasifikimin me 85 pikë.