Më shumë, më shpejt, më thjeshtë. 

TiBO iptv publikoi sot versionin e ri të aplikacionit TiBO mobile TV i cili mundëson shërbimet televizive në ekranin e vogël, mobile dhe tablet me sistem operativ os android.

Për të marrë update-in e ri në TiBO Mobile TV:

Të gjithë klientët duhet të fshijnë aplikacionin ekzistues dhe të shkarkojnë sërish aplikacionin “TiBO mobile TV” nga Play Store.

Pasi të keni kryer sa më sipër ju do të merrni aplikacionin me update-in më të fundit.

Ky version i shumëpritur nga klientët, shënon një kthesë në qëndrimet e kompanisë TiBO për mënyrën se si gjërat duhet të punojnë në një ekran të vogël qoftë ky mobile apo tablet.

Veçoritë e këtij versioni prezantojnë një ide kryesore të të gjithë zhvillimeve inxhinjerike: krijimin e një aplikacioni sa më të thjeshtë për përdorim me elemente grafike minimaliste në mënyrë që klientët të marrin atë që duan në kohën më të shkurtër të mundshme dhe me sa më pak veprime të mundshme.

Sipas studimeve dhe anketimeve të kryera nga departamenti i zhvillimit të produktit, rezulton se klientët duan të shijojnë programet televizive në maksimumin e përmasës së ekranit që kanë në pajisjet e tyre. Këto përfundime shtynë ekipin e punës në krijimin e një versioni që reagon më shpejt dhe më lehtë duke maksimimizuar eksperiencën pozitive të klientit.

Në këtë version të publikuar të aplikacionit vërehet ndryshimi që në hapin e parë ku me vetëm një ndalesë hyn në aplikacion me kredencialet e tua.

Në brendësi të aplikacionit vërehen grafika e reja të menu-së kryesore, të menu-së së kanaleve dhe të të gjitha njoftimeve gjatë  veprimeve në live TV dhe VOD.

Tashmë edhe në aplikacionin për mobile klientët mund të marrin shërbimin e  Catch Up me programin e regjistruar për 7 ditë të kanaleve kryesore. Catch Up TV është integruar brenda në kanalet Live në mënyrë që klientët të shohin drejtpërdrejt ose të kalojnë mbrapa në kohë  sipas nevojës së tyre për të bërë Replay një programi që e kanë humbur.

Me aplikacionin e  ri ka më pak dhembje koke në përzgjedhjen e kanalit të preferuar në Live TV apo të filmit të preferuar në Video on Demand.

Organizimi i galerisë së filmave në Video on Demand ka një frymëmarrje të re jo vetëm nga pikëpamja kozmetike por edhe nga lehtësitë në kërkimin dhe gjetjen shpejt e programit të dëshiruar.

Lançimi nga TiBO përkon dhe me momentin kur Google publikoi versionin e ri të softit për pajisjet me sistem operativ android os 8, 9 dhe 10. Tashme edhe aplikacioni i ri i TiBO mundësohet në të gjitha pajisjet mobile apo tablet me sistem operativ Android.

Sikurse është njoftuar më herët, TiBO IPTV do të publikojë shumë shpejt dhe softet e reja për të gjitha aplikacionet në ekran të vogël dhe të madh.

KLIKONI KËTU nëse dëshironi të abonoheni në TIBO Mobile TV.