TIBO Point, Aeroporti “Adem jashari”, Prishtinë, Mob: +383 43522 225, Email: [email protected]

Nga data 1 janar, TiBO IPTV do të jetë e pranishme me dyqanin e saj brenda terminalit të aeroportit “Adem Jashari“, në Prishtinë.

Që nga viti 2015 TiBO gjendet edhe në “Tirana International Airport“, Rinas, Tiranë, për t’iu afruar edhe më shumë me shërbimet e tyre të gjithë shqiptarëve në mbarë botën.

Alban Bogaj, CEO, TiBO Kosova

Me rastin e inaugurimit të dyqanit, Drejtori Ekzekutiv i TiBO IPTV KOSOVA, Z. Alban Bogaj u shpreh se: “Të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Diasporë kanë treguar dhe po tregojnë se dinë të ruajnë me fanatizëm vlerat, traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Definitivisht ata janë shumë të lidhur me vendin e tyre. Duke qenë se TiBO është mjeti më argëtues për të gjitha këto familje, sot ua kemi bërë të mundur të gjithë bashkatdhetarëve që kthehen për festa në Kosovë, të blejnë abonimet e tyre direkt në aeroport dhe të shijojnë kanalet shqiptare kudo ku ata jetojnë”.

“Përveç pikës në aeroport, gjatë festave do të kemi një dyqan edhe në Pikën Kufitare të Merdarës, për të gjithë ata do të kthehen në atdhe me makinë”, përfundoi Z.Bogaj.

TIBO Point, Merdarë, Mob: +383 43522 225, Email: [email protected]

TiBO është platforma e vetme shqiptare që ofron 300 kanale televizive nëpërmjet internetit. TiBO është partner zyrtar me DigitAlb dhe transmetues i të gjitha platformave të tjera televizive shqiptare si SuperSport, Tring, Klan dhe RTSH.

Falë abonimeve të ndryshme për Televizor dhe Mobile ju mund të shijoni shumëllojshmërinë e Kanaleve Shqiptare, emocionet e të gjitha Kampionateve Sportive dhe filmat e pafund në Video on Demand.

Abonimi Premium ofron mbi 300 kanale Live TV: Të gjitha kanalet shqiptare, ligat më elitare të futbollit si Champions League, Kampionatin Anglez, Italian, Spanjoll, Francez, Gjerman dhe shumë sporte të tjera. Mijëra Filma On Demand dhe shërbimin CatchUP TV.

Abonimi Familjar ofron mbi 270 kanale Live TV (pa sportet): Ofron të gjitha kanalet shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe shumë kanale ndërkombëtare. Mijëra Filma On Demand dhe shërbimin CatchUP TV.

Klientët mund të shkarkojnë direkt Aplikacionet TiBO Smart TV apo  TiBO Mobile TV në Playstore apo Appstore dhe të plotësojnë të dhënat e regjistrimit për 1 ditë abonim prove FALAS.

Për çdo paqartësi Kujdesi i Klientit TiBO është në dispozicionin 24/7.

WhattsApp/Viber (+355) 68 908 2244

E-mail [email protected]

Europë, Australi, Azi, Afrikë: T. (355) 44 31 4444 | Mob. (355) 676006767

SHBA, Kanada: T. (844) 842-6872 | Mob. (917) 775 5003 / (917) 775 5012