Një “fundjavë ndryshe” për stafin e TiBO IPTV.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale të korporatës, operatori më i madh IPTV në Shqipëri TiBO, iu bashkua javën e kaluar nismave humanitare të fondacionit të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe”.

TiBO IPTV është e angazhuar jo vetëm për të afruar atdheun ndaj bashkatdhetarëve në mbarë botën por edhe pranë familjeve shqiptare që kanë më shumë nevojë.

Këtë fundjavë, stafi i TiBO IPTV, ishte pranë familjes së Vlashit në Valias të Kamzës për të ofruar mbështetje me ushqime, veshje, libra, etj. Pas informimit se pjesa më e madhe e familjes kishin probleme të ndryshme shëndetësore, stafi i TiBO IPTV do të jetë në vazhdimësi pranë kësaj familjeje për të ndihmuar në të gjitha format, përfshirë ndihmën mjekësore apo mundësinë e punësimit për kryefamiljarin Vlash apo djalin e madh të familjes.

Kjo nuk ishte e para herë që kompania TiBO gjendet pranë shqiptarëve që kanë më shumë nevojë për përkujdesje, mbështetje dhe buzëqeshje dhe nuk do të mbetet as e fundit.

Me dëshirën për të mos lejuar kaq shumë vuajtje të përditshme dhe skamje ndër bashkatdhetarët, TiBO IPTV do të bëjë maksimumin si kompani dhe si individë të shoqërisë shqiptare që të lehtësojë sa më shumë dhimbjen e këtyre familjeve.

Duke përgëzuar fondacionin “Fundjavë Ndryshe” për nismën humanitare që po organizon gjithmonë e më shumë njerëz dhe kompani të ndryshme në ndihmë të atyre që kanë nevojë, TiBO IPTV i fton të gjithë bashkatdhetarët të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë. Të mos harrojmë që jemi një komb, një gjuhë dhe gjaku i shqiptarit na bashkon kudo që ndodhemi ndaj duhet të jemi sa më njerëzor e sa më pranë njëri tjetrit në momente të mira e të vështira.

Bamirësia nuk varfëron askënd, përkundrazi, pasuron shpirtin e atyre që japin dhe qetëson sadopak shpirtin e atyre që marrin.

Shkarko Komunikimin për shtyp në format PDF


TiBO prane familjave ne nevoje – mars 2016