KOMUNIKIM PËR DISTRIBUTORËT

TiBO IPTV, viti i tretë i suksesit bashkë me ju

Operatori më i madh IPTV shqiptar TiBO, këtë muaj maj në vitin e tretë të krijimit të tij, feston bashkë me ju arritjet që janë bërë gjatë këtyre viteve. Ndërsa afrohemi gjithmonë e më shumë pranë familjeve shqiptare kudo në botë jemi krenarë për suksesin e markës TiBO IPTV.

Falë partneritetit me platformën prestigjioze DIGITALB por gjithashtu edhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, si dhe prezantimi dinjitoz gjatë këtyre viteve në panaire të ndryshme ndërkombëtare, i ka dhënë TiBO IPTV meritën si një ndër kompanitë më me rëndësi për shqiptarët e të gjitha trevave.

Një falënderim i veçantë vjen për të gjithë ju, që falë bashkëpunimit të ngushtë bëmë të mundur arritjen e suksesit të përbashkët në punën tonë tre vjeçare.

Kompania jonë mbështetet në një staf të jashtëzakonshëm inxhinierësh të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët me dëshirën për të qenë në një hap me zhvillimet teknologjike, kanë prezantuar këtë produkt 100% shqiptar në tregun global dhe kujdesen çdo ditë për modernizimin e tij. Falë punës së palodhshme të të gjithë stafit është bërë e mundur që sinjali ynë të transmetohet në çdo cep të globit dhe të arrijë kudo në shtëpitë tuaja me cilësi dhe shpejtësi maksimale.

Në fillim të këtij viti, ne hodhëm në treg maksimumin e teknologjisë Android, boksin TiBO me procesor 4KxQuadcore i cili është katër herë më i avancuar se versioni fillestar Dualcore.

Të gjithë klientët e TiBO përjetuan të parët mrekullinë e televizionit edhe në aparate mobile përmes aplikacionit “TiBO mobile TV” i cili iu mundësohet atyre pa asnjë pagesë shtesë. “TiBO mobile TV” është ndër shërbimet e para dhe të suksesshme në Evropë, që kompania jonë ka vendosur në dispozicion të të gjithë klientëve të saj FALAS. Ai mundëson programet dhe kanalet televizive të DIGITALB dhe SUPERSPORT si dhe TiBO On Demand në çdo pajisje SMART (mobile, tablet, etj) me një cilësi transmetimi superiore të përshtatshme me çdo shpejtësi interneti  Wi Fi apo 3G/4G.

Duke qenë se në fokusin tonë kryesor janë shqiptarët që jetojnë në të gjitha vendet e botës, me interesa dhe kontekste të ndryshme jetësorë, ne mendojmë dhe sjellim gjithnjë ofertat më të mira për të gjitha moshat, sigurisht dhe me çmimet më të arsyeshme.

TiBO IPTV është e angazhuar edhe këtë vit në projekte të reja të cilat synojnë jo vetëm përmirësim të vazhdueshëm të produktit por edhe zgjerimin e tregut dhe shtimin e produkteve te reja për të qenë sa më afër klientëve duke iu paraprirë nevojave dhe interesave të tyre.

 

TiBO IPTV

It’s not just TV, it’s TiBO!

Përgjegjës për mediat:

Blerina Kapaj.

C. +355696040707

E. [email protected]