TiBO IPTV publikoi versionin e ri të aplikacionit “TiBO Mobile TV” për sistemin operativ IOS, i cili mundëson qasje në LIVE TV dhe video on demand, direkt nga një iPhone ose iPad.

Ky version i ri i aplikacionit TiBO TV në AppStore ofron shumë veçori të reja dhe të shumëpritura për klientët aktualë.

Tashmë, kushdo mund ta provojë aplikacionin FALAS, mjafton ta shkarkojë dhe të regjistrohet vetë, brenda në aplikacion.

Për ta  përfituar abonimin falas, mjafton të shkarkoni aplikacionin “TiBO Mobile TV” në AppStore dhe të plotësoni të dhënat e sakta në “Regjistrohu”. Sapo regjistrohesh merr emailin e konfirmimit dhe emailin e abonimit FALAS.

Platforma TiBO publikoi më herët këtë muaj versionin e ri edhe në Google Play për pajisjet mobile.

Ky version i fundit shfaqet në të gjitha pajisjet mobile Android, iOS dhe BlackBerry,  me një tërësi  tiparesh të reja dhe funksionesh shtesë.

 

Ndryshimet e dukshme ndihen që me faqosjen tërheqëse dhe magjepsëse për syrin. Aplikacioni është jashtëzakonisht miqësor, me një lundrim fare të thjeshtë që ofron një eksperiencë të rehatshme, të përshtatshme për çdo moshë.

Organizimi i galerisë së filmave në Video on Demand ka një frymëmarrje të re jo vetëm nga pikëpamja kozmetike por edhe nga lehtësitë në kërkimin dhe gjetjen shpejt të programit të dëshiruar.

Tashmë klientët mund të përdorin edhe në mobile shërbimin CATCH UP TV  – programi që regjistron për 7 ditë kanalet kryesore – të integruar në menu-në e kanaleve në LIVE TV. Nëse humbisni një program gjatë transmetimit LIVE mund të ktheni kohën mbrapa dhe ta shihni sërish. Në CATCH UP TV  është integruar edhe shërbimi EPG – guida e programeve të çdo kanali – ashtu sikurse në Live TV për të ofruar më shumë orientim dhe për zgjedhur lehtësisht programin e dëshiruar.

Gjithashtu në Menu-në Personale shfaqen të gjitha informacionet e regjistruara për klientin, si dhe datën e përfundimit të abonimit.

TiBO është e vetmja platformë shqiptare që transmeton zyrtarisht për Shqiptarët në të gjithë  Globi kanalet shqiptare dhe programet e larmishme të platformave Tring, Digitalb dhe RTSH.

TiBO IPTV do të publikojë shumë shpejt dhe softet e reja për të gjitha aplikacionet në ekran të madh.

KLIKONI KËTU nëse dëshironi të abonoheni në TIBO Mobile TV për pajisjet Apple.