TIBO, platforma e parë shqiptare që solli televizionin përmes internetit, nuk resht së dhuruari emocione. Prej së dielës, 7 nëntor, nis shorteun promocional që parashikon dhjetëra dhurata shpërblyese për abonentët besnikë dhe ata të rinj.

Dhuratat parashikojnë makinë, paketa pushimesh turistike, bileta për të ndjekur në stadium ndeshje të “Serie-A”, abonime 5-vjeçare TIBO, pajisje “Smart” dhe plot të tjera.

Kushti i pjesëmarrjes është blerja e një abonimi për paketat TIBO TV dhe TIBO Ultra, të vlefshme këto edhe pas datës 31 dhjetor 2021.

Ka kohë deri më 24 dhjetor, kështu që mundësia e pjesëmarrjes është për të gjithë.

Me një abonim të përmuajshëm ose 3, 6 apo 12-mujor, që e aktivizoni brenda periudhës 7 nëntor-24 dhjetor, me cilëndo nga paketat TIBO, ju bëheni automatikisht pjesëmarrës në shorte.

Me TIBO ndjehu me fat! Ky shorte nuk ka kufi.

Pjesë e lojës do të jenë gjithashtu abonentët që blejnë TIBO online nga të gjitha shtetet ku ndodhen në botë.

Mbyllja dhe shpallja e fituesve do të finalizohen me një event madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë gjatë koncertit të fund-vitit TIBO 360° që do të mbahet më 26 dhjetor.

Ky event do të ketë aktivitete dhe argëtime gjatë gjithë ditës dhe koncertin festiv në mbrëmje me emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Çfarë pret? Fito dy herë me TIBO!