Platforma televizive TIBO ka shpallur së fundmi një audicion për imazhin zyrtar që do të përfaqësojë shorteun promocional të fundvitit.

Audicioni, që synon të përzgjedhë një vajzë, apo grua, nuk ka kufizime moshe apo profesionesh.

Kushdo që e ka për pasion kamerën dhe televizionin është e ftuar t’i drejtohet zyrave të TIBO-s në Tiranë në “Rrugë ne Kavajës”, datë 20 nëntor, ora 11:00.

Shpeshherë bota e spektaklit dhe televizionit kufizohet në të njëjtat fytyra. Të njëjtat personazhe që drejtojnë, që ekspozohen, që marrin pjesë dhe dalin në plan të parë vazhdimisht. Si pasojë audienca ndihet e përjashtuar dhe e shkëputur nga kjo skenë.

Mirëpo me këtë audicion TIBO synon ta prishë këtë status-quo dhe t’i japë një mundësi kujtdo, edhe atyre që dikush apo disa u kanë thënë “Ti s’bo!”.

“TIBO për ne! Me ne TIBOhesh VIP!”

  • Për më shumë informacione na kontaktoni në tel: 067 600 6767