E vetmja kompani IPTV/ OTT në Shqipëri dhe Rajon që arrin një marrëveshje me Apple TV.

TiBO IPTV, Platforma shqiptare që argëton, informon dhe frymëzon të gjithë shqiptarët nëpër Botë, përforcon rrjetin e transmetimit me siglimin e marrëveshjes me Apple TV në prag të festave të fundvitit.  Prej vitit 2007, kur Apple nisi shërbimet në TV, u bë menjëherë shumë popullore në Amerikë dhe tashmë numëron një rrjet përdoruesish gjithmonë e në rritje edhe në kontinentin Evropian.

Nëse i keni besuar prodhuesit të iPhone tuaj, atëherë do të dashuroni dhe TiBO nëpërmjet Apple TV. Aplikacioni TiBO në Apple TV karakterizohet  nga një UI / UX e bukur dhe e thjeshtë. Telekomanda e veçantë është studiuar për t’u përdorur lehtësisht me pak butona dhe me touch (prekje) për të naviguar në Live TV dhe në lojëra apo aplikacione të tjera sipas dëshirës. Boxi lidhet me internetin me Wi-Fi ose me kabllo ndërsa telekomandat e fundit karikohen edhe me fishë si iPhone.

Administratori dhe themeluesi i TiBO shpk, Z. Adnand Mamuti shprehet: “Ky është vetëm fillimi sepse jemi në bisedime dhe në prag marrëveshjesh me kompani të tjera gjigante ndërkombëtare. Ne përcjellim shpresë jo thjesht sinjale me zë dhe figurë. Që nga dita e parë e themelimit ne kemi krijuar standarde dhe çdo krijim i joni është dedikuar Shqiptarëve kudo në botë. Shqiptarët dinë të kapin majat dhe TiBO është shembulli se asgjë s’mund t’i ndalë nëse besojnë te vetja dhe partnerët.”  TiBO IPTV është transmetuesi i vetëm zyrtar i Digitalb, platformës më të madhe mediatike Shqiptare në të gjithë Botën për të cilën Z. Mahmuti shprehet mirënjohës: “Ne ia kemi dalë në sajë të besimit dhe mbështetjet së vazhdueshme që Digitalb na ka dhënë dhe na jep për të ardhmen. Televizori është me të vërtetë i rrënjosur në jetën e kaq shumë njerëzve të ndryshëm kudo ku jetojnë. Ne ftojmë gjithkënd, të gëzojmë së bashku mediumin shqiptar në të gjithë botën, tani dhe për shumë vite të tjera.”

Kjo është marrëveshja e parë mes një platforme Televizive shqiptare dhe Apple TV. TiBO TV renditet krahas aplikacioneve Netflix, Amazone prime, Youtube, Hulu, etj. I pyetur për kohën e realizimit të këtij projekti bashkëpunimi, Z. Saimir Gora, CTO dhe themelues i TiBO IPTV shprehet se: Arritja e kësaj marrëveshjeje u realizua në sajë të një maratone 18 mujore nën monitorim të vazhdueshëm të ekspertëve të Apple TV për autorizimin e bashkërenditjes së aplikacionit TiBO krahas aplikacioneve më në zë të mediave ndërkombëtare.” Ai shton se “Audienca shqiptare kishte nevojë për një dimension të ri televiziv, të shkallës botërore për të siguruar një platformë ku diversiteti teknologjik vazhdon të lulëzojë.”

Fatmirësisht, shërbimi i ri TiBO përmes Apple TV është i lehtë për t’u marrë. Për 199 EUR (229 USD) në vit ju mund të shikoni të gjitha sportet me komente në shqip dhe tërësinë e kanaleve dhe programeve shqiptare të ofruara nga Digitalb, programet e platformës Tring si dhe një galeri të pasur me filma të titruar në shqip.

Shërbimi TiBO TV në Apple vjen edhe me një provë falas 1-ditore për TV dhe Iphone
/iPad, për të cilën mund të aplikoni te Kujdesi për Klientin TiBO në www.tibo.tv ose në info@tibo.tv.

Rrjeti TiBO i transmetimeve me mbi 364.000 serverë të vendosur në tërë planetin, ofron një larmi të pashembullt të kanaleve shqiptare, filmave me cilësi, lajmeve, dokumentarë, prodhime argëtuese, eventet sportive live e shumë më tepër. Kjo përmbajtje PREMIUM, të cilën  mund të shikoni kur dhe ku preferoni me një mori prodhimesh televizive në gjuhën shqipe, nxit kureshtjen, zgjon interesin dhe shton besnikërinë e audiencës televizive.