Tashmë të gjithë klientët që kanë Samsung Smart TV me sistem Tizen, kanë mundësinë që të shijojnë të gjitha
shërbimet që aplikacioni TiBO TV ofron.

Versioni 1.0.8 sjell përmirësime të mëdha të cilësisë dhe shërbime të reja brenda aplikacionit në Live TV dhe Video on Demand.

ÇFARË KA TË RE

Catch Up TV

Shërbimi që regjistron automatikisht deri në 7 ditë programet e kanaleve kryesore. Në tabelën e re të Catch Up është bërë me e lehtë kalimin nga dita në ditë dhe përzgjedhja e programit që dëshiron të shikosh.

Menuja e kanaleve

Menuja ku kanalet janë të ndara sipas kategorisë përkatëse. Përzgjedhja e kanalit behet më e lehtë për të gjithë përdoruesit pavarësisht moshës, pasi mund të përdorni butonat, shigjetat dhe menunë e kanaleve.

Lista ime Favorite

Mund të krijoni listën me kanalet tuaja të preferuara. Në menunë e kanalit klikoni Lista ime për të shtuar kanalin në listën Favorite. Ndiqni të njëjtën procedurë edhe për të hequr kanalin nga Lista Favorite.

Titrat e filmave në VOD

Tashmë tek të gjithë filmat në VOD do të shfaqen automatikisht titrat në gjuhën shqipe. Për të përzgjedhur titra në gjuhë tjetër ose opsionin pa titra, shkoni në menunë e filmit dhe klikoni butonin CC të titrave.