𝗧𝗶𝗕𝗢 𝗜𝗣𝗧𝗩 zgjeron rrjetin e saj me produkte të reja inteligjente, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm jetesën tuaj, pasi ofrojnë një siguri më shumë për ju, të dashurit tuaj dhe pronën tuaj.

Falë bashkëpunimit me 𝗔𝗹𝗯𝗮𝘀𝗰𝗮𝗻, liderin e sistemeve të sigurimit në Shqipëri dhe Kosovë, tashmë në të gjitha pikat e shitjes TiBO dhe online do të gjeni produktet e ndryshme të markës së mirënjohur 𝗨𝗻𝗶𝘃𝗶𝗲𝘄.

1. Doorbell – Zilja e derës inteligjente

Ndryshe nga zilja tradicionale e derës, Doorbell mund të dërgojë njoftime direkt në telefonin tuaj, pavarësisht nëse jeni në shtëpi apo larg, vepron si një kamerë mbikëqyrjeje në mënyrë që të mund të shihni aktivitetin jashtë derës suaj dhe ju lejon të përdorni funksionin e bisedës dykahëshe përmes altoparlantit.

2. Seti me 4 kamera IP + Regjistruesi NVR

Seti i kamerave do ju ndihmojë të monitoroni fëmijët, të afërmit tuaj, të parandaloni vandalët dhe hajdutët nga ndërhyrjet në pronën tuaj, apo edhe të rrisni efikasitetin dhe efektivitetin e punonjësve në punë.