Platforma IPTV më e ndjekur nga shqiptarët kudo në botë, TIBO, revolucionarizon formulën e tyre duke ofruar me dhjetëra kanale të kategorive të shumta si filma, dokumentarë, seriale, live style, programe për fëmijë dhe sport.
Të gjitha këto kanale janë krejtësisht të reja, plot me programet më të ndjekura në Shqipëri dhe jashtë. Mbi të gjitha, shumë nga eventet dhe programet që do jenë pjesë e këtyre kanaleve janë EKSLKUZIVE për platformën TIBO.
Së bashku me këto programe, TIBO po sjell një model të tërësisht të ri të aplikacionit të tyre mobile TV. Ky ndryshim vjen pas mbledhjes dhe shqyrtimit të përshtypjeve të përdoruesve të tyre gjatë viteve. Fokusi tanimë qëndron tek lehtësia e përdorimit, eksperiencën e përdoruesit si dhe personalizimin dhe vizibilitetin e programeve të shumta që kjo platformë ofron.
Të gjitha këto risi do vijnë tek të gjithë përdoruesit e TIBO falas pa asnjë kosto shtesë mbi abonimet ekzistuese. Për më shumë detaje në ditët në vijim, ndiqni mediat sociale TIBO ose blogun e tyre në https://www.tibo.tv/blog/