Platforma shqiptare e televizionit përmes internetit ka kaluar “Live Stream” në web-faqen e saj frekuencat e “TIBO Radio”, e cila ka disa muaj që ndiqet në 101.6 FM.
Radioja mund të aksesohet lehtë duke klikuar këtu në web-faqen zyrtare të TIBO TV.
Fanatikët e radios, si dhe udhëtarët në makina, kanë mundur të ndjekin kohët e fundit muzikë të përzgjedhur dhe në mënyrë ekskluzive komentet e ndeshjeve të Serie-A. Të gjitha pa pagesë vetëm në “TIBO Radio”.
Për herë të parë në Shqipëri një radio transmeton direkt komentet e ndeshjeve dhe kjo vjen ekskluzivisht nga bashkëpunimi i TIBO me Oversport. Por kjo është vetëm pikënisja, shumë shpejt parashikohen të nisin emisione dhe programe të dedikuara, të cilat do ta kthejnë në një nga radiot më të parapëlqyera.