Aktori Tom Cruise dhe NASA do të kenë projektin e parë të filmit në hapësirë.

Lajmi u konfirmua nga agjensia hapësinore amerikane, gjithashtu treguan se janë në bisedime me Tom Cruise.

“NASA është e ngazëllyer për mundësinë e bashkëpunimit me Cruz në një film që do të xhirohej në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Ne kemi nevojë për media të famshme për të frymëzuar një gjeneratë të re të shkencëtarëve dhe inxhinierëve për t’i kthyer planet tona ambicioze në realitet “, ka shkruar në Twitter shefi i NASA-s, Jim Brydenstein.

Lajmi erdhi pasi faqja e internetit e Deadline raportoi se Cruz po punonte me Elon Musk dhe kompaninë e tij, SpaceX. Pandemia e koronavirusit prishi dy projektet e Cruz pasi premiera e “Top Gun: Maverick” u shty në qershor, dhe xhirimet e “Mission Impossible 7” u pezulluan në shkurt.