Përballja britanike pushton tokën spanjolle, për të kurorëzuar mbretin e Europës.

Sezoni i klubit evropian arrin kulmin këtë fundjavë me finalen e Ligës së Kampionëve midis Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

Liverpooli përfundoi i dyti në Premier Ligë me 97 pikë, vetëm një më pak se kampionët e Manchester City. Tottenham u pozicionua në vendin e 4 me 71 pikë, një pikë më pak se Chelsea dhe një pikë më shumë se Arsenali.

Të dy përballjet në Premier League këtë sezon përfunduan me rezultatin 2-1 në favor të Liverpool-it.

Rruga për në finale

Liverpooli përfundoi i dyti pas PSG në grupin C, duke lënë pas Napoli-n, të cilën e mundi 1-0 në ndeshjen finale të grupit. Bajerni i Mynihut, Porto dhe Barcelona u mundën në fazën e eliminimeve.

Tottenham gjithashtu kishte probleme në grup, duke përfunduar prapa Barcelonës në grupin B. Në ndeshjen e 6-të, Spurs-at luajtën kundër Barcelonës në Camp Nou por vendi i dytë u sigurua vetëm pasi Inter nuk arriti të mundte PSV.

Lajmet e ekipeve

Tek Liverpool do të mungojë Naby Keita i cili nuk është rekuperuar nga një lëndim i marrë kundër Barcelonës në gjysmëfinale. Roberto Firmino dhe Mo Salah, të cilët të dy humbën ndeshjen e dytë kundër Barcelonës, janë në dispozicion.

Tottenham ka probleme me të dy Harry-t, edhe pse duket se mund të ketë shpresë. Harry Kane ka qenë jashtë për dy muajt e fundit pasi dëmtoi ligamentet e kyçit të këmbës, ndërsa Harry Winks për lëndim në ije.

Të dy lojtarët luajtën për herë të fundit në çerekfinale kundër Manchester City. Çështja e madhe që përballet me menaxherin e Spurs-ave Mauricio Pochettino është nëse ai do rrezikojë të nisë një ose të dy lojtarët e kthyer.

Tottenham Hotspur dhe Liverpool në Evropë

Dy ekipet janë përballur vetëm një herë me njëri-tjetrin në garën evropiane. Ishte në gjysmëfinale të Kupës UEFA në vitin 1973 dhe Spurs-at ishin kampionët në fuqi. Një sezon më parë Spurs-at kishin mundur Wolves në finale.

Liverpooli fitoi gjysmëfinale me gola jashtë fushe pasi rezultati përfundimtar ishte 2-2 (1-0, 1-2). Qëndër mbrojtësi Alec Lindsay dhe Steve Heighway shënuan për Liverpool ndërsa i madhi Martin Peters shënoi dy herë për Spurs.